LAJMI I FUNDIT:

Pesë rregulla për dhëmbë të bardhë

Pesë rregulla për dhëmbë të bardhë

Rregullat e higjienës së zgavrës së gojës kërkojnë pastrimin e dhëmbëve pas secilës shujtë, por ndodh shpesh që brushën e dhëmbëve e përdorim vetëm pas zgjimit nga gjumi dhe para fjetjes.

Shmangni karbohidratet gjatë zamrave!
Një qese me çipsa mund t’i dëmtojë dhëmbët në masë të njëjtë sikur edhe një ëmbëlsirë. Të gjitha karbohidratet shpërbëhen në sheqere të thjeshta, të cilat më pas shndërrohen në baktere përgjegjëse për krijim të kariesit.
Duke pasur parasysh që shndërrohen në masë ngjitëse, hyjnë në mes të dhëmbëve dhe kështu shkaktojnë sëmundje të tyre. Karbohidratet konsumoni vetëm gjatë shujtave, në fakt me sasi më të madhe të ushqimit, kur prodhohet më shumë pështymë përgjegjëse për pastrimin e zgavrës së gojës.

Pini çaj!
Çaji i gjelbër dhe i zi përmbajnë polifenole, antioksidues,të cilët zbusin mbledhjen e pllakut (shtresave të verdha në dhëmbë) dhe në atë mënyrë zvogëlojnë mundësinë e krijimit të kariesit. Këto lloje të çajit gjithashtu ndihmojnë në mënjanimin e erës së keqe të gojës, sepse e parandalojnë zhvillimin e baktereve që e shkaktojnë atë.

Pini me kashtë!
Shumica e lëngjeve dhe pijeve energjike (madje edhe ato dietale dhe pa sheqer) përmbajnë. acid fosforik dhe të agrumeve, të cilat e shkatërrojnë shtresën shkëlqyese të dhëmbëve. Nëse pini me kashtë pijen do ta kaloni në pjesën e pasme të fytit, ndërsa në atë mënyrë do të jetë në kontakt minimal me dhëmbët.


Rriteni konsumimin e vitaminës C
Vitamina C është një prej vitaminave më të "gjithanshme", e cila mes të tjerash mirëmban shëndetin e mishit të dhëmbëve. Personat që në ditë konsumojnë më pak se 65 miligramë të vitaminës C (një portokall përmban 80 miligramë vitaminë C), janë më të ndjeshëm ndaj sëmundjeve të mishit të dhëmbëve sesa ata, të cilët rregullisht konsumojnë ushqime që përmbajnë këtë vitaminë të pazëvendësueshme.

Konsumoni së paku 800 miligramë kalcium në ditë!
Madje 99 për qind e kalciumit të konsumuar përfundon në dhëmbë dhe eshtra. Personat që konsumojnë më pak se 800 miligramë kalcium në ditë janë nën rrezik më të madh nga sëmundjet e indit të dhëmbëve, kalciumi ndihmon në mbajtjen të fortë të ashtit të dhëmbit, e mu ai i mban dhëmbët në vend. Sasia e rekomanduar e kalciumit për femra më të reja se 50 vjeç është 1,000 miligramë dhe 1,200 miligramë për ato më të vjetra se 50 vjeç. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori