“Pirja e kafesë është e keqe për shëndetin tuaj” – kjo është një fjali që ne shpesh e lexojmë në Facebook dhe pastaj vendosim të heqim dorë nga ky zakon “i keq” dhe të mos i konsumojmë 3-4 gota në ditë.
Pse duhet ta bëjmë? Shkencëtarët kanë vërtetuar se 3 gota kafe në ditë e ulin rrezikun e zhvillimit të skizofrenisë dhe 5 gota në ditë ju mbrojnë nga Alzheimer apo sëmundja e harresës, transmeton Telegrafi.
Ne nuk duhet t’iu besojmë të gjitha këshilla që i lexojmë në internet, sepse nuk janë gjithmonë të vërtetuara shkencërisht.
Mit: Të gjitha dietat janë të këqija
Rezultatet e studimeve thonë se jo të gjitha dietat janë të dëmshme: për shembull, dieta mesdhetare është efektive. Kjo dietë bazohet në perime, fruta, ushqim deti, fasule dhe vaj ulliri. Ky lloj ushqimi mund të zvogëlojë rrezikun e kancerit të prostatës nga 10%, kancerin e gjirit për 15% dhe kancerit të zorrës së trashë për 25%.
Një dietë e cila është vërtetuar shkencërisht si e shëndetshme është dieta nordike. Bazohet në peshk, perime dhe drithëra. Ka disa përjashtime për të ngrënë ëmbëlsira dhe mish.
Shkencëtarët gjithashtu rekomandojnë që mjekët të nxisin pacientët e tyre që të ndjekin këto dieta, sepse kjo është një mënyrë për njerëzit që të ulin shanset e tyre për të marrë sëmundje të zemrës. Jo të gjitha dietat janë të këqija. Vetëm sigurohuni që ju po e bazoni dietën tuaj të zgjedhur në kërkimin shkencor.
Fakt: Qumështi i forcon eshtrat dhe dhëmbët
Qumështi përmban kalcium që i forcon dhëmbët dhe kockat. Dhe, kjo ju ndihmon të shmangni thyerjen e eshtrave.
Për 20 vjet, shkencëtarët kanë bërë një studim prej 1.2 milion njerëzish dhe kanë ardhur në këtë përfundim: nëse pini qumësht çdo ditë, ai nuk ndikon në densitetin e kockave, nuk ul rrezikun e thyerjes së tyre, dhe nuk parandalon osteoporozën. Për të shmangur osteoporozën, duhet të shtoni 800-1000 mg vitaminë D në dietën tuaj. Vitaminat janë më efektive për kockat tuaja sesa qumështi.
Mit: Pirja kafesë është e dëmshme
Tri gota kafe në ditë e ulin rrezikun e zhvillimit të Alzheimerit prej 25%, dhe 5 gota në ditë ju mbrojnë nga sëmundjet tjera. Kafeina ka funksione neuroproteknike: zvogëlon ankthin dhe përmirëson kujtesën. Ju mund të pini deri në 4 gota kafe në ditë, dhe akoma të mbani një balancim të fluideve në trup. Kafja në të vërtetë ndihmon që truri të funksionojë më mirë dhe të qëndrojë i shëndetshëm.
Mit: Vaji i kokosit është më i mirë se llojet e tjera të vajrave
Vaji i kokosit ka karakteristika unike, të cilat e bëjnë atë një superushqim që mund të zëvendësohet me shumë ushqime të tjera.
Vaji kokosit përmban 90% yndyra të saturuara. Vetëm për t’ju dhënë një perspektivë, gjalpi ka vetëm 64%, ndërsa mishi i lopës dhe i derrit vetëm 40%. Studimet nuk tregojnë ndonjë lidhje midis vajit të kokosit dhe një rreziku më të ulët të sëmundjeve kardiovaskulare. Pra, mos hani shumë prej saj.
Mit: Mund të pini çaj të gjelbër sa të doni
Çaji i gjelbër ul rrezikun e zhvillimit të llojeve të ndryshme të kancerit. Është një antioksidant i fuqishëm, kështu që mund ta pini në sasi të pakufizuar.
Por, kimikatet që përmban çaji jeshil mund të jenë toksike për mëlçinë tuaj në sasi të mëdha. Nuk rekomandohet të pini më shumë se 4 gota në ditë. Gjithashtu, për shkak se çaji i gjelbër nuk mund të trajtojë të gjitha sëmundjet, mos e pi atë në vend të ujit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?