LAJMI I FUNDIT:

Përurohet Qendra e Vazhdimësisë së Punës në Prizren

Përurohet Qendra e Vazhdimësisë së Punës në Prizren

Sot do të bëhet ceremonia e përurimit të Qendrës së Vazhdimësisë së Punës nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), në Prizren, projekt ky i bashkëfinancuar nga Banka Botërore dhe i përkrahur nga Ministria e Financave.

Sipas njoftimit, Qendra e Vazhdimësisë së Punës do i mundësojë BQK-së t’i sigurojë mbarëvajtjen e funksioneve të sajë në rastet e ngjarjeve të paparashikuara, e që mund të shkaktojnë ndërprerjen e aktiviteteve të rregullta të BQK-së dhe sektorit financiar.

Në ceremoninë e përurimit marrin pjesë: Ministri i Financave Avdullah Hoti, guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës Bedri Hamza, drejtoresha Rajonale e Bankës Botërore për Evropën Juglindore, Evropën, Azinë Qendrore, si Ballkanin Perëndimor Ellen Goldstein, kryetari i Komunës së Prizrenit Ramadan Muja, si dhe zyrtarë të tjerë. /Telegrafi/