LAJMI I FUNDIT:

Përurohet Qendra e Aftësimit Profesional në Gjakovë

Përurohet Qendra e Aftësimit Profesional në Gjakovë

Në Gjakovë sot është përuruar Qendra për Aftësim Profesional, me hapësirë prej 2,000 metra katrorë, e cila do t’u mundësojë të rinjve gjakovarë mësimin e disa profesioneve.

Qendra është ndërtuar nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale në bashkëpunim me Komunën e Gjakovës dhe ka kushtuar 50 mijë euro.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, i cili ka marrë pjesë në inaugurimin e Qendrës Regjionale të Aftësimit Profesional në Gjakovë, tha se se ky është një bashkëpunim i mirë me komunën e Gjakovës, ndërsa Qendra e Aftësimeve Profesionale është e rëndësisë së veçantë si për të rinjtë e Gjakovës, ashtu edhe për të rinjtë e komunave përreth.

“Është një investim prej 2000 m2, në vlerë 500 mijë euro investime dhe nuk do të ndalemi me kaq. Tani jemi në procedurë të pajisjes së kabineteve me makinerinë e nevojshme. Me këtë investim ne kemi përfunduar infrastrukturën fizike dhe u dakorduam me kryetaren që viteve të ardhshme të punojmë edhe në kurrikulën profesionale”.


Abrashi ka shtuar se në vitet në vazhdim do të dalin edhe projekte të reja të cilat kanë të bëjnë me ngritjen e kapaciteteve njerëzore përmes angazhimit të komunitetit të biznesit, odave ekonomike dhe palëve tjera të interesit, për një aftësim profesional.

Nga ana tjetër, kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se hapja e Qendrës së Arsimit Profesional, Qendrës Inovative dhe shkollave profesionale është e një rëndësie të madhe për këtë komunë.

“Hapi i radhës së komunës në partneritet me Qeverinë është që të finalizojmë zonën industriale, e cila do të ofrojë mundësi më të mëdha për punësimin e të rinjve”, tha Kusari Lila.

Në trend Lajme

Më shumë
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Albulena Haxhiu gruaja më e votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit

Albulena Haxhiu gruaja më e votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit

Lajme
Hulumtuesja e Tribunalit të Hagës: Serbia do të sillet ndryshe kur Kosova do ta padisë për gjenocid

Hulumtuesja e Tribunalit të Hagës: Serbia do të sillet ndryshe kur Kosova do ta padisë për gjenocid

Lajme
Qasja e Trump ndaj Ukrainës, a mund të vendoset Kosova para aktit të kryer në raport me dialogun me Serbinë?

Qasja e Trump ndaj Ukrainës, a mund të vendoset Kosova para aktit të kryer në raport me dialogun me Serbinë?

Politikë
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
​20 më të votuarit e LVV – së, kjo është lista me votat e numëruara deri tani

​20 më të votuarit e LVV – së, kjo është lista me votat e numëruara deri tani

Lajme
Kalo në kategori