LAJMI I FUNDIT:

Përurohet Konviktin e ri në Qendrën e Studentëve të UP-së

Përurohet Konviktin e ri në Qendrën e Studentëve të UP-së

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi të mërkurën ka bërë përurimin e një konvikti të ri në kompleksin e Qendrës së Studentëve të Universitetit të Prishtinës.

Në këtë ceremoni merrnin pjesë ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Enver Hoxhaj, ministrja e Energjisë dhe Minierave, Justina Pula-Shiroka, kryetari i Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa, deputetë, udhëheqës të Universitetit dhe studentë.

Thaçi në një fjalë rasti tha se është kjo një ditë e veçantë për të kaluarën tonë, përvjetori i 28 i demonstratave të ‘81-ës, i kërkesës për Kosovën Republikë. “Para 28 vitesh, gjeneratat e mëparshme rezistuan dhe kërkuan që Kosova të bëhet Republikë, të respektohet vullneti i qytetarëve të Kosovës, ndërkaq u deshën shumë përpjekje e sakrifica gjithë popullore, me mbështetje të plotë ndërkombëtare, të fitojmë të drejtën tonë që Kosova të jetë shtet i pavarur, sovran e demokratik”, tha Thaçi

Ministri i Arsimit, Enver Hoxhaj, tha se nuk është vetëm përurim objekti, por përurim edhe i Kosovës së re. “Kjo Qendër nuk e ka pasur funksionin vetëm për qendër të studentëve, por edhe funksion të rëndësishëm për lëvizjen tonë kombëtare”, tha ai, duke shtuar se si Ministria e Arsimit dhe Qeveria do të vazhdojnë ta modernizojnë Qendrën e Studentëve. /Telegrafi/