LAJMI I FUNDIT:

Perteshi: Mungon koordinimi për luftimin e ekstremizmit të dhunshëm

Perteshi: Mungon koordinimi për luftimin e ekstremizmit të dhunshëm

Nuk ka koordinim as në mes të Këshillit të Sigurisë Kombëtare as të sekretariatit në përgjithësi. Nuk ka koordinim as në mes të Ministrisë së Punëve të Brendshme e as nivelit lokal të komunave. Kapacitetet e komunave për tu marrë me këtë teme janë shumë minimale apo në disa raste, komunat e Kosovës nuk e shohin si problem ekstremizmin e dhunshëm dhe konsiderojnë se nuk është i rëndësishëm, thotë Skënder Perteshi nga Qendra Kosovare për Siguri.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Perteshi thotë se Kosova si çdo vend i Ballkanit mund të jetë e rrezikuar nga sulmet terroriste në përgjithësi, mirëpo, për momentin nuk ka ndonjë indikacion që ISIS-i ose organizata të tjera e kanë në shënjestër Kosovën për të organizuar sulmet terroriste në përgjithësi në Kosovë.

“Qëllimi kryesor i tyre është që të mbjellin frikë dhe të merret liria nga qytetarët evropianë dhe në përgjithësi njerëzve që nuk e përqafojnë ideologjinë e tyre”, tha ai.


Perteshi tha se numri i deritanishëm i qytetareve të Kosovës ka qenë rreth 300 që kanë shkuar e disa nga ta janë kthyer.

Në përgjithësi, mes 50 deri në 70 është shifra e saktë e qytetarëve të Kosovës që për momentin janë duke luftuar në luftërat e Sirisë dhe Irakut si pjesë e IS-it ose Al-Nusra në përgjithësi.

Ai tha se deri më tani ka qenë Aeroporti i Prishtinës që nëpërmjet tij kanë aderuar në Stamboll dhe kanë vazhduar për në luftën e Sirisë.

Ndërsa, tash e tutje nuk po përdoret më Aeroporti i Prishtinës për shkak të masave të forta të kontrollit dhe tash është e pamundur për dikë që të shfrytëzojë këtë aeroport për të shkuar në luftën e Sirisë.

Rruga që është duke u përdorur aktualisht është ajo përmes Aeroportit të Shkupit direkt në Stamboll, ose nga Aeroporti i Shkupit me transit në aeroportet e Gjermanisë dhe prapë vazhdojnë në Stamboll dhe tutje në Atakja, Adane në qytetet të tjera të Sirisë dhe i bashkohen luftërave.

“Mirëpo, në shtat muajt e fundit nuk është raportuar asnjë rast që dikush nga qytetarët tanë kanë shkuar për të marrë pjesë në luftën e Sirisë dhe të Irakut. Është arritur një vetëdijesim i qytetarëve tonë që duhet të komunikohet dhe për çdo rast qytetarët i raportojnë policisë. Për çdo rast qytetarët i raportojnë institucioneve të sigurisë në përgjithësi. Kjo është ajo mënyra e besimit ose argumentet që të dhënat që i marrim në përgjithësi janë të besueshme”, tha Perteshi.

Sipas tij, disa nga komunat që janë me të influencuara nga ekstremizmi i dhunshëm siç është rajoni i Gjilanit, me të vërtetë e relativizojnë këtë problem.

“Për luftimin e ekstremizmit të dhunshëm mungon një koordinim total mes ministrive të caktuara, Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ministrisë së Arsimit dhe Sekretariatit të Këshillit për luftimin e këtij e këtij fenomeni”, tha ai.

Sipas tij, nëse ka vullnet për ta parandaluar këtë sfidë ose ketë problem, atëherë mundet me pas edhe sukses. “Në përgjithësi është e vërtetë se për implementimin e planit të strategjisë kundër ekstremizmit të dhunshëm nevojitet edhe ndihma financiare. Mirëpo, këto ndihma financiare nuk mungojnë, ka donacione prej Bashkësisë Ndërkombëtare, sidomos nga Ambasada Amerikane ose nga SHBA-të, ato janë të gatshme të japin fonde”, tha Perteshi.

Ai më tej shtoi se ajo çka duhet të bëhet e shpjegohet është vetëdijshmi i njerëzve dhe tu thuhet se me të vërtetë është keq për të marrë pjesë në luftën e Sirisë e Irakut.

“Bashkësia Islame e Kosovës duhet ta rris prezencën e vet që vet t’i edukojë në aspektin fetar qytetaret e saj dhe të mos lejojë hapësirë për institucionet e tjera që të vijnë dhe të flasin për fenë ose diçka tjetër”, tha ai.

“Edhe pse kanë ndodhur zgjedhjet brenda Bashkësisë Islame të Kosovës nuk pres ndonjë gjë shumë të madhe dhe për arsyeje se edhe komuniteti mysliman në Kosovë edhe BIK, deri në një masë e ka relativizuar problemin e ekstremizmit të dhunshëm”, u shpreh më tej Perteshi.

Në trend Lajme

Më shumë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Kalo në kategori