LAJMI I FUNDIT:

Përplasje vendimesh gjyqësore për PSP-në

Përplasje vendimesh gjyqësore për PSP-në

Vendimet gjyqësore për kërkesat e Prokurorisë Speciale Publike (PSP) në lidhje me lëndën ”Fortesa” kanë nxjerrë në pah përplasje vendimesh rreth kësaj lënde, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Gjykatësja Aleksandra Pop Stefanija e ka shpallur si jokompetenve PSP-në për lëndën në fjalë. Kështu thuhet në vendimin, që refuzon kërkesën për paraburgim të ish-drejtorit të drejtorisë së pestë të DSK-së, Goran Grujoski.

Ndryshimi ka ndodhur kur Pop Stefanija e ka nënshkruar vendimin, edhe pse paraprakisht një tjetër gjykatës kishte vendosur për paraburgimin e të dyshuarit të parë në lëndën ”Fortesa”.


E njëjta gjykatëse ka vendosur që të mos merr parasysh kërkesën e PSP-së edhe për personat tjerë të dyshuar, të cilët janë: Toni Jakimovski, Gordana Jankuloska, Sasho Mijallkov, Nikolla Boshkoski dhe Valentina Simonovska. Arsyeja është e njëjtë, jokompetenca e PSP-së.

Gjykatësja e arsyeton jokompetencën e PSP-së me faktin se kjo prokurori heton vetëm rastet që ndërlidhen dhe janë pjesë e përgjimeve./Telegrafi/