LAJMI I FUNDIT:

Përplasje mes partive për letërnjoftimet në Maqedoni

Përplasje mes partive për letërnjoftimet në Maqedoni
Foto: Ilustrim

Me ekip kreativ institucionet mundësuan të shtypen letërnjoftime të reja pa ndryshime zyrtare të Ligjit për Letërnjoftime, kështu kryeministri Zoran Zaev e arsyetoi lëshimin e letër njoftimeve pa u miratuar ligji në Kuvend. Për këtë zgjidhje origjinale institucionet kanë punuar dy muaj.

“Kreativiteti i shërbimeve juridike, kryesisht nga Ministria e Brendshme, së bashku me legjislacionin, përcaktuan se Ligji për Përdorimin e Gjuhëve është një bazë e mjaftueshme dhe vetë Kushtetuta e shtetit është bazë e mjaftueshme. Bazuar në nenet 13, 14 dhe 23 të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve dhe Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut, u gjet formulim ligjor dhe falënderoj vërtet për këtë kreativitet shërbimet e ekspertëve në Ministrinë e Brendshme, këtu në Qeveri , legjislacion, të gjithë ata që kanë gjetur një mënyrë”, deklaroi Zoran Zaev.

Sipas OBRM-PDUKM-së opozitare, deklarata e Zaevit është nebulozë.


“Zaev me mashtrimet e tij nuk mund ta relativizojë faktin se 40 mijë qytetarë i la në frikë për mundësinë e funksionimit të tyre normal dhe t’i shfrytëzojnë të drejtat dhe obligimet e tyre në një, për momentin, vetëm në fjalën, vend demokratik. Gjithmonë kur ai është mbështetur në murrë për shkak të mos funksionimit të sistemit, Zaev ulë nivelin e komunikimit për ta relativizuar problemin, por kjo nuk i ndryshon faktet”- pohoi Naum Stoillkovski, OBRM-PDUKM.

Problemi me letërnjoftimet u shkaktua me ndryshimin e softuerit në MPB për shtypjen e letërnjoftimeve të reja me emrin e ri kushtetues dhe ligjit amë i cili duhej të mundësojë shtypjen e këtyre ekzemplarëve të bllokuara në Kuvend, kështu që të gjitha dokumentet personale duhej të shtypen me emrin e vjetër, Republika e Maqedonisë.

Për ligjin e ri janë dorëzuar mbi 1500 amendamente kryesisht nga E Majta, pasi Besa kërkoi që në letërnjoftime të qëndrojë edhe përkatësia etnike./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Lajme
Doni të siguroheni se cila është qendra juaj e votimit? - verifikoje për pak sekonda me një proces shumë të lehtë

Doni të siguroheni se cila është qendra juaj e votimit? - verifikoje për pak sekonda me një proces shumë të lehtë

Lajme
E goditi me sëpatë në kokë dhe disa herë në trup, paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen e rëndë në Ferizaj

E goditi me sëpatë në kokë dhe disa herë në trup, paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen e rëndë në Ferizaj

Drejtësi
Presidentja Osmani në SHBA: Me administratën e presidentit Trump synojmë thellimin e bashkëpunimit, përfshirë mbrojtjen dhe investimet strategjike

Presidentja Osmani në SHBA: Me administratën e presidentit Trump synojmë thellimin e bashkëpunimit, përfshirë mbrojtjen dhe investimet strategjike

Lajme
Përurohet nënstacioni policor në Leshak të Leposaviqit

Përurohet nënstacioni policor në Leshak të Leposaviqit

Lajme
Hoxhaj rrethohet nga të rinjtë që ngrisin 4 gishtat lart: Të dielën fitorja është e sigurt

Hoxhaj rrethohet nga të rinjtë që ngrisin 4 gishtat lart: Të dielën fitorja është e sigurt

Lajme
Kalo në kategori