Akuza e fyerje nga më të ndryshme kanë karakterizuar ditët e para të punës së qeverisë teknike të Maqedonisë së Veriut, në të cilën merr pjesë edhe opozita maqedonase me dy ministra dhe tre zëvendësministra.
Detyrë parësore e kësaj qeverie do të jetë organizimi dhe mbarëvajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, por edhe vazhdimi i kursit të reformave.
Megjithatë, në resorët ku ministri është i Lidhjes Social-Demokrate dhe zëvendësministri i OBRM-PDUKM-së apo e kundërta ku ministri është i OBRM-PDUKM-së dhe zëvendësi I LSDM-së, më tepër janë marrë me etiketime, e akuza për shpërdorime të detyrës, por edhe fyerje të rënda ndaj njëri tjetrit siç është edhe ai me Ministren e Punës dhe Politikës Sociale, Rashella Mizrahi, nga radhët e opozitës e cila është me prejardhje hebraike.
Kjo ka bërë që ndaj saj të shpërthejnë fyerje që shprehin gjuhën e urrejtjes dhe anti-semitizmit. Fyerjet kanë nisur në rrjetet sociale, të cilat, sipas OBRM-PDUKM-së, janë personalitete të afërta me LSDM-në edhe pse kjo e fundit është distancuar nga fyerjet e shprehura.
“A do të ishte kontestuese nëse unë do të isha serbe, vllahe, turke apo e ndonjë etniteti tjetër.. Antisemitizmi në këtë shtet as nuk ka ekzistuar, e as nuk ekziston. Nuk do të lejoj që askush ta etiketojë popullin tim si popull antisemitik. Unë jam rritur në një mjedis me maqedonas, shqiptarë, me turq, serb, boshnjakë, me persona me përkatësi të ndryshme etnike, nacionale dhe fetare”.
“Gjatë Luftës së Dytë Botërore, 83 anëtarë të familjes time u morën nga Maqedonia. Deri sa ju keni familje të mëdha, unë nuk kam. Të gjithë u vranë në Treblinka, në një kamp përqendrimi”, ka deklaruar ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Rashella Mizrahi duke komentuar sulmet e caktuara në rrjetet sociale në lidhje me përkatësinë e saj etnike.
Njohësit e çështjeve të komunikimit presin rritje të gjuhës së urrejtjes në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, pasi sipas komunikologut Sefer Tahiri, këto zgjedhje do të jenë vendimtare thuajse për të gjitha partitë politike, andaj edhe deri në ditën e zgjedhjeve nuk do të zgjedhin forma për të etiketuar kundërshtarin politik.
“Këto zgjedhje do të jenë shumë të rëndësishme si për OBRM-PDUKM-në ashtu edhe për LSDM-në, në kuptimin që humbësi i këtyre zgjedhjeve do të implikoj edhe ndryshimin e lidershipit të partive dhe normalisht motivimi I dy partive për të marr sa më shumë vota do të jetë i madh”.
“Kështu që nuk do të kursehet asnjë mjet I politikës përfshirë këtu edhe propagandën, por edhe përfshirjen edhe të informacioneve të rreme që vihen në konteste të caktuara politike, kështu që më afrimin e ditës së zgjedhjeve kjo fushatë do të ashpërsohet edhe më shumë”, thotë Sefer Tahiri, profesor në Fakultetin e Shkencave të Komunikimit në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë.
Nga Qendra për Tolerancë Ndëretnike thonë se akuzat mes partive, në veçanti ato që nxisin mosdurim etnik, janë të patolerueshme andaj edhe kërkojnë nga partitë kujdes që të mos tensionojnë gjendjen në kohën kur Maqedonia e Veriut, ka përmirësuar dukshëm raportet mes bashkësive etnike
“Me këtë rast politikanët kanë dëshmuar se kulturën politikën e kanë në nivelin më të ulët të mundshëm. Liderët politikë në radhë të parë kanë lëshuar anëtarët e tyre për të etiketuar dhe fyer kundërshtarët politikë. Marrëzira të tilla do të dëgjojmë edhe në të ardhmen. Partitë duhet të bëjnë çmos që të mos hedhin zjarr mbi raportet ndëretnike pasi ato janë shtylla kryesore e të ardhmes së shtetit. Puna e qeverisë teknike nuk qëndron në etiketimin e kundërshtarëve, por në krijimin e një ambienti për zgjedhje të lira dhe demokratike”, thotë Vllado Dimovski nga Qendra për Tolerancë Ndëretnike.
Fyerje dhe akuza në prag të zgjedhjeve janë dëgjuar edhe mes vet partive shqiptare të cilat nuk kursejnë mënyrat për të etiketuar kundërshtarët politik, me qëllim të forcimit të pozitave të tyre para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 12 prill. (REL)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Gjykata rrëzon kërkesën e Veliajt për kthimin e telefonit të sekuestruar

U raportua për zhdukjen e dy të miturve në Prishtinë – nga Prokuroria thonë se janë në fazën e grumbullimit të provave

Ndalohet një 42-vjeçar në Gostivar, kërkohej me urdhër të gjykatës

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës