LAJMI I FUNDIT:

Përmbledhje e zhvillimeve të sotme në Kuvendin e Kosovës (Video)

Përmbledhje e zhvillimeve të sotme në Kuvendin e Kosovës (Video)

Pas mungesës tremujore, Lëvizja Vetëvendosje u kthye në Kuvend. Gazi mungoi, por jo edhe kontrollet në hollin e Kuvendit.

Me të filluar seanca, deputetët e vetëm të opozitës në Kuvend filluan akuzat kundër koalicionit qeverisës, raporton KTV.

Edhe pjesa më e madhe e ekzekutivit mungonte. Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, ka folur për aksionet e lirimit të pronave të uzurpuara, duke thënë se krimi dhe korrupsioni duhet të luftohet nga koka e jo nga bishti.


Akuza dhe pyetje në drejtim të kryeministrit Isa Mustafa, patën edhe deputetët e tjerë të Vetëvendosjes, të cilët kanë kritikuar qeverinë për mungesë në seancë.

Kurse deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka kundërshtuar deklarimet e deputetëve të Listës Serbe lidhur me shndërrimin e FSK-së në ushtri.

E deputetes Donika Kadaj-Bujupi, ia ndërpreu fjalën kryesuesi i seancës Xhavit Haliti.

Deputetë të pozitës dhe opozitës, kanë thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për tokat në Manastirin e Deçanit nuk është i drejtë dhe legjitimohen vendimet e Millosheviqit.

Deputeti i LDK-së Armend Zemaj dhe ai i Vetëvendosjes Glauk Konjufca e kanë quajtur të padrejtë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për dhënien e pronave Manastirit të Deçanit.

“Toka është shoqërore dhe jo e Manastirit. Ky vendim duhet të rishikohet dhe prona duhet t’iu kthehet pronarëve”, ka deklaruar Zemaj.

Ndërsa, deputeti Konjufca tha se Kushtetuesja me këtë vendim ka përligjur vendimet pushtuese të Slobodan Milosheviqit. Konjufca ka kërkuar që në Kuvend të bëhet shfuqizimi i këtij vendimi të Kushtetueses.

https://vimeo.com/170044781