LAJMI I FUNDIT:

Përleshje edhe në Austri

Përleshje edhe në Austri

Përleshjet ndërmjet tifozëve të Shqipërisë dhe atyre të Serbisë kanë vazhduar edhe në Vjenë të Austrisë, mirëpo policia e atjeshme ka parandaluar ndonjë incident më të madh – transmeton Al Jazeera.

Raportohet se pas ndeshjes, një grup shqiptarësh kanë shkuar në një pjesë të kryeqytetit austriak, ku pronarë të lokaleve janë serbe dhe i kanë goditur objektet me shishe dhe mjete piroteknike.

Policia ka arritur që t’i largojë shqiptarët, mirëpo më pas janë grumbulluar rreth 200 serbë, të cilën kanë dashur të rrihen.

Sidoqoftë, prania e madhe e policisë dhe forcave speciale ka penguar çfarëdo zgjerimi të incidentit duke mbyllur të gjitha kalimet në atë pjesë dhe i ka shpërndarë grupet.


Në këtë mënyrë, është parandaluar një rrahje masive ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve. /Telegrafi/