LAJMI I FUNDIT:

Përkujtohet Bajram Rexhepi në një vjetorin e vdekjes

Përkujtohet Bajram Rexhepi në një vjetorin e vdekjes

Sot do të mbahet akademi përkujtimore në njëvjetorin e vdekjes së ish-kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepi.

Akademia përkujtimore do të mbahet në ora 12:00 në shtëpinë e kulturës “Rexhep Mitrovica”, në qytetin e Mitrovicës, ndërsa do të jetë i pranishëm edhe kryeministri Ramush Haradinaj.

Bajram Rexhepi lindi në Mitrovicë më 3 qershor 1954, ndërsa vdiq më 21 gusht 2017, pas një sëmundjeje të rëndë.


Studimet pas-universitare i kreu në Zagreb në vitin 1985. Punoi si kirurg i përgjithshëm dhe specialist endoskopik në spitalin rajonal të Mitrovicës deri në vitin 1990.

Gjatë luftës së Kosovës më 1999, Rexhepi u bashkua me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe kaloi tre muaj duke shërbyer si mjek në terren.

Ai shërbeu si kryetar bashkiak i Mitrovicës jugore, duke punuar me paqeruajtësit e Kombeve të Bashkuara dhe NATO-s për të zvogëluar trazirat civile.

Më 4 mars të vitit 2002, pas tre muaj bisedimesh dhe me ndërmjetësimin e kryeadministratorit të atëhershëm të Kosovës Michael Steiner, Kuvendi i Kosovës zgjodhi Bajram Rexhepin si kryeministrin e parë të Kosovës së pasluftës.

Më 1 prill 2010 Rexhepi u emërua Ministër i Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, duke zëvendësuar Zenun Pajazitin. Më 22 shkurt 2011, Kuvendi konfirmoi Rexhepin në funksionin e tij në kabinetin e ri të kryesuar nga kryeministri Hashim Thaçi.

Viteve të fundit ishte tërhequr krejtësisht nga politika, duke iu përkushtuar profesionit të tij prej kirurgu.

Pas një beteje prej pesë muajsh me sëmundjen, Rexhepi ndërroi jetë më 21 gusht 2017, duke lënë pas vetes bashkëshorten dhe vajzën.

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori