LAJMI I FUNDIT:

Përkujtohen heronjtë e Kombit, Selajdin Mullabazi-Mici dhe Xhelal Hajda-Toni

Përkujtohen heronjtë e Kombit, Selajdin Mullabazi-Mici dhe Xhelal Hajda-Toni

Në shtëpinë e kulturës “Mensur Zyberaj”, në qytetin e Rahovecit nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi në bashkëpunim me drejtorinë e shkollës së mesme “Xhelal Hajda-Toni” dhe shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, dega në Rahovec u mbajt akademi përkujtimore dhe program artistik.

Në fjalën e tij, Kryetari i Komunës së Rahovecit Idriz Vehapi, u shpreh se sot i kujtojmë dy Heronjë që na asociojnë në liri, sepse në fakt ata u bënë liria jonë. E bukura e gjithë veprës së tyre, ishte se fillimisht ishin ndër të parët që besuan në një ushtri që po formohej, e që ende pakkush besonte në të. Ata deshtën të ishin ushtarë, sepse e donin lirinë për vendin e tyre, për njerëzit e tyre. Prandaj, u bënë ushtarët e parë të lirisë, sepse ishin djem inteligjentë dhe me personalitet të fortë. Pak ditë më parë, ne pritëm medaljet dhe dekoratat nga shteti Kroat për gjeneralin e luftës në Kroaci, Xhelal Hajda-Toni, me mbishkrimin “Për trimëri dhe heroizëm gjatë luftës në Kroaci”.


Sa krenar na bën vazhdimisht djali i Rahovecit. Ai i ka treguar edhe botës se e do lirinë e të gjithë popujve. Ai i ka treguar botës me veprat, atë që e kemi përsëritur vazhdimisht: se shqiptarët janë liridashës!

Kurse Remzije Shehu, drejtoresh e shkollës së mesme “Xhelal Hajda-Toni”, shkollë kjo e cila shënoi sot edhe ditën e shkollës ka thënë se 6 Nëntori, përveç përvjetorin e Dëshmorëve, ne e festojmë edhe ditën e shkollës sonë që me dinjitet e mban emrin e Dëshmorit të madh Xhelal Hajda-Toni, breza të tërë të nxënëseve e përjetësojnë emrin e Dëshmorit.

Në trend Lajme

Më shumë
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Lajme
Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi

Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi

Lajme
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Kalo në kategori