Dhjetëra qytetarë, u mblodhën sot në varrezat e Dëshmorëve të Kombit të UÇK-së në Ferizaj në përkujtim të jetës, veprës dhe sakrificës së Dëshmorëve të Kombit, Hajriz Muhadini dhe Elhami Hasani në këtë vit që shënon 20 vjetorin e rënies së tyre heroike.
Grumbullit të familjarëve të dëshmorëve, përfaqësuesve të Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, invalidëve dhe bashkëluftëtarëve i printe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Elmi Reçica bashkë me nënkryetarin e Komunës së Ferizajt Naim Ferati, Kryesuesen e Kuvendit të Komunës, Kristina Gashi Bytyçi, kryetarin e OVL-UÇK-së në Ferizaj, Rafiz Sejdiu, Gafurr Bytyçin – kryetar i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve në Ferizaj si dhe drejtorë komunal e përfaqësuesve të tjerë të jetës politike e shoqërore, transmeton Telegrafi.
Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës ishin ata që me nderim ushtarak u përkulën para varrit të Dëshmorëve të Kombit, Hajriz Muhadini dhe Elhami Hasani. Homazhet vijuan me vendosjen e kurorave të luleve nga nënkryetari i Ferizajt, Naim Ferati dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Elmi Reçica dhe përfaqësuesit tjerë të pushtetit lokal.
Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, Gafurr Bytyçi tha se maji është muaji ku ranë më së shumti dëshmorë në altarin e lirisë.
“Maji është muaji në të cilën ranë më së shumti Dëshmorë të Kombit të UÇK-së, 23 prej tyre të degës sonë. Sot përkujtojmë, bëjmë homazhe te varri i Hajriz Muhadinit nga fshati Dremjak dhe Elhami Hasani nga Ferizaj. Bëhet fjalë për dy djemtë si të tillë, të ri, të përkushtuar për kauzën dhe kombin. Kombi dhe atdheu ishin para çdo gjëje familjare e personale dhe bijnë në mënyrën më të mirë të mundshme, dëshmorë të cilët ne e kemi me borxh t’i përkujtojmë në vazhdimësi por edhe të vazhdojmë rrugën e projektit të tyre, amanetit të tyre për bërjen e një kombi, një shteti” tha Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, Gafurr Bytyçi. Me përkulje e vendosjen e luleve pranë varreve të Dëshmorëve të Kombit, Hajriz Muhadini dhe Elhami Hasani, si dhe nderim pranë Pllakës Memoriale të Dëshmorëve të Kombit në Ferizaj, u mbyllën këto homazhe.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Veliaj mbërrin në GJKKO për të kërkuar “lirinë”, SPAK paraqiti prova të reja

Misajllovski: Buxheti i Mbrojtjes është 2 përqind dhe ai do të rritet me rritjen ekonomike

Maqedonci priti në takim komandantin e Ushtrisë Amerikane për Evropë dhe Afrikë, flasin për gjendjen e sigurisë në vend

Maqedonci jep detaje për marrëveshjen me ShBA-të: Do të ndihmojë për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Alergji nga pickimi i bletës? Alergologu Halimi tregon si duhet të veprohet në ato momente

Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët