LAJMI I FUNDIT:

Përhapet epidemia e antraksit në Rusi

Përhapet epidemia e antraksit në Rusi

Nëntëdhjetë persona janë duke bërë kontroll shëndetësor në një spital në pjesën veriore të Rusisë, për shkak të përhapjes së një bakterie nga e cila vdiq një person të hënën.

Tetë persona janë konfirmuar si të infektuar me antraksit, një sëmundje e rrallë por vdekjeprurëse bakteriale. Ajo besohet të jetë përhapur nga drerët verior.

Më shumë se 2,300 drerë kanë vdekur nga kjo bakterie në rajonin Yamalo-Nenets të Siberisë.


Besohet se vala e të nxehtit e ka shkaktuar sëmundjen.

Rusia ka dërguar trupa të trajnuar për luftë biologjike, për të ndihmuar lidhur me gjendjen emergjente atje.