LAJMI I FUNDIT:

Përfundon takimi me gjashtë kryeministrat e Ballkanit Perëndimor, BE thekson rëndësinë e dialogut Kosovë-Serbi

Përfundon takimi me gjashtë kryeministrat e Ballkanit Perëndimor, BE thekson rëndësinë e dialogut Kosovë-Serbi

Përfaqësuesja e Lartë për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë e Bashkimit Evropian, njëherësh zëvendëskryetare e Komisionit Evropian, ka qenë sot nikoqire e një tubimi joformal me kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor, për të diskutuar për situatën në rajon, dhe në veçanti për mundësitë për të përparuar integrimin e rajonit në BE më 2018.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj; kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama; kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, Denis Zvizdiq; kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev; kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq; dhe kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, kanë ritheksuar vendosmërinë e tyre për të vazhduar punët për procesin e integrimit në BE, bën të ditur një komunikatë e lëshuar nga zyra e Mogherinit.

“Siç është konfirmuar qartazi këtë vit, përfshirë nga Këshilli Evropian në mars, dhe nga kryetari Jean-Claude Juncker në adresimin e tij të përvitshëm për gjendjen e BE-së në shtator, viti 2018 do të ofrojë një mundësi unike për rajonin për të bërë hapa të pakthyeshëm drejt integrimit të tij në BE, nëse i jepet prioritet maksimal reformave të nevojshme, në veçanti në fushën e sundimit të ligjit, të drejtësisë dhe të të drejtave themelore”, thuhet në komunikatën e BE-së.


“Me një dinamikë të përtërirë në politikën e zgjerimit të BE-së dhe një shans për të bërë progres të rëndësishëm në tërë rajonin, Përfaqësuesja e Lartë ka theksuar nevojën që të gjithë partnerët nga Ballkani Perëndimor të përshpejtojnë reformat e nevojshme për t’i përmbushur pritjet e qytetarëve të tyre, dhe të ndërmarrin hapa konkretë drejt integrimit në BE”, thekson komunikata.

Sipas BE-së, përcjell Insajderi, pjesëmarrësit kanë theksuar vendosmërinë e tyre dhe interesin e tyre për të forcuar bashkëpunimin dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore, dhe për t’u treguar mirëkuptues me njëri-tjetrin.

“Në këtë kontekst, u theksua rëndësia e diskutimeve të vazhdueshme ndërmjet presidentëve Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq, për të çuar përpara dialogun e ndërmjetësuar nga BE -ja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, përfundon komunikata e BE- së.

Në trend Lajme

Më shumë
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Lajme

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Lajme
Babai i Hashim Thaçit përsëri në spital, avokati Misetic: Specialja ia ka refuzuar kërkesën për vizitë

Babai i Hashim Thaçit përsëri në spital, avokati Misetic: Specialja ia ka refuzuar kërkesën për vizitë

Lajme
Cilat janë simptomat e depresionit, çfarë thotë psikologia Qenaj?

Cilat janë simptomat e depresionit, çfarë thotë psikologia Qenaj?

Shëndetësi
Gjykimi i të akuzuarit për masakrën në Burgun e Dubravës, dëshmitari: Nja gjashtë herë më kanë qitë me m'vra

Gjykimi i të akuzuarit për masakrën në Burgun e Dubravës, dëshmitari: Nja gjashtë herë më kanë qitë me m'vra

Drejtësi
Kalo në kategori