LAJMI I FUNDIT:

Përfundoi edhe një garë e suksesshme në kryeqytet

Përfundoi edhe një garë e suksesshme në kryeqytet

Dje u mbajt gara e parë në disiplinën e slalomit në kuadër të Kampionatit të Kosovës. Për mbarëvajtjen e kësaj gare u përkujdesen anëtaret e A.K. Prishtina Racing Team, FASK dhe EUROGOMA, kurse sponsor i kësaj gare ishte firma e njohur e gomave LASSA.

Edhe kësaj here interesimi i publikut ishte i madh, prania e tyre ishte motivimi kryesor për vozitje të shkëlqyeshme të garuesve të cilët me manovrimet e tyre herë pas here ndiznin publikun.

Në plasmanin ekipor edhe kësaj here dominoi A.K. Prishtina R.T., ndërsa prej vozitësve më të shpejtë ishin Naim Dashaj, i pasuar nga Përparim Dushi dhe Blerand Hasanaj.

Prej vozitësve që më së shumti ndezi publikun me manovrimet e tij u dallua Gentian Kulla nga A.K. DDA nga Tirana, me veturën e tij Honda Prelude.


Rezultatet e kësaj gare janë si në vijim:

Vlen të theksohet që duke ju falënderuar përkrahjes dhe gatishmërisë së Policisë së Kosovës, Njësisë së Zjarrfikësve e Njësisë Ambulantive, Anëtarësisë së FASK, e në veçanti sponsorit të kësaj gare – firmës së njohur të gomave LASSA edhe kjo garë u përmbyll me një sukses të kënaqeshëm.

Gara e radhës në disiplinën malore pritet të mbahet në shtegun e njohur të Shalës së Bajgores e cila do të riaktivizohet përsëri pas sa viteve. /Telegrafi/