LAJMI I FUNDIT:

Përfundimi i misionit të trupave portugeze në Kosovë, përcillet me kritika

Përfundimi i misionit të trupave portugeze në Kosovë, përcillet me kritika

Vendimi i Ushtrisë së Portugalisë për t’i dhënë fund misionit të trupave ushtarake të saj në Kosovë, është duke u kritikuar fuqishëm nga komandanti i kësaj force ushtarake Faria Menezes.

Në llogarinë e tij në facebook, Gjeneral-lejtnant Faria Menezes reagoi ndaj disa artikujve të publikuar rreth misionit të ushtrisë portugeze në Kosovë, botime të publikuara nga zyrtari operacional Miguel Machado, njofton Klan Kosova.

Largimi nga Kosova i këtij misioni ushtarak për Faria Menezes po konsiderohet si vendim politik me pak apo aspak debat në media apo parlamente, pasi sipas tij ”kjo vendos ushtrinë portugeze jashtë operacioneve dhe aksioneve të ndërmarra nga NATO”.


Veç tjerash vendimi që më 28 prill ushtria portugeze të përfundoi misionin e saj në Kosovë, Komandanti i forcave tokësore Menezes, thotë se do të ketë pasoja për të gjithë e po ashtu dhe për ushtrinë e tyre.

Kjo pasi për 21 vjet radhazi sipas gjeneralit portugez, ushtria që ai përfaqëson ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në operacionet ndërkombëtare, shkruajnë mediat portugeze, njofton Klan Kosova.

Në trend Lajme

Më shumë
LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

Politikë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Ekspertët alarmojnë për sigurinë e faqes së KQZ-së – e infektuar me

Ekspertët alarmojnë për sigurinë e faqes së KQZ-së – e infektuar me "malware" që vjedh të dhëna

Lajme
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori