LAJMI I FUNDIT:

Përfaqësuesit e shteteve të Quint-it shpresojnë për zgjedhje të lira në Drenas

Përfaqësuesit e shteteve të Quint-it shpresojnë për zgjedhje të lira në Drenas

Ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA-së në Prishtinë urojnë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, partitë politike dhe votuesit e Drenasit për rrethin e parë me 4 dhjetor të zgjedhjes së jashtëzakonshme për kryetarin e komunës të cilën vëzhguesit e karakterizuan përgjithësisht si të organizuar mirë dhe të mbajtur në një atmosferë pozitive.

“Kjo zgjedhje tregoi një përkushtim të fuqishëm nga ana e të gjithë akterëve – duke përfshirë qytetarët – ndaj mbështetjes së institucioneve demokratike dhe mbajtjes së zgjedhjes që ishte në përputhshmëri me standardet ndërkombëtare”, thuhet në deklaratën e përbashkët të ambasadave të pesë shteteve mike të Kosovës.

Nëpërmjet kësaj deklarate përfaqësuesit e këtyre shteteve shpresojnë se edhe zgjedhja e rrethit të dytë më 18 dhjetor do të jetë e lirë, e drejtë dhe transparente.


“Ne përkrahim përpjekjet e organizatave vendore dhe ndërkombëtare që janë akredituar nga KQZ-ja për të vëzhguar zhvillimin e zgjedhjes. Kjo zgjedhje është një mundësi për të treguar edhe më shumë përkushtimin ndaj zhvillimit demokratik në Kosovë. Ne inkurajojmë qytetarët e Gllogovcit që të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar për kandidatin që ata mendojnë se është më i aftë për ta udhëhequr komunën e tyre”, thuhet në deklaratë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme
Kalo në kategori