LAJMI I FUNDIT:

Përfaqësuesi kosovar zyrtarisht te Flamurtari

Përfaqësuesi kosovar zyrtarisht te Flamurtari

Mbrojtesi 26 vjeçar ka firmosur kontratë 2-vjeçare me kuqezinjtë dhe do të vihet menjëherë nën urdhrat e trajnerit Ernest Gjoka.

Shkodran Metaj është zyrtarisht lojtar i Flamurtarit. 26 vjeçari ka firmosur kontratë 2-vjeçare me kuqezinjtë dhe do të vihet menjëherë nën urdhrat e trajnerit Ernest Gjoka. Pasi shtrëngoi duart me donatorin Sinan Idrizaj, futbollisti që është aktivizuar me FC Emen në Kategorinë e Dytë holandeze u shpreh se nuk mundi t’i rezistonte ofertës shumë të mirë të Flamurtarit, duke qenë i bindur se ka bërë zgjedhjen e duhur. Metaj siguroi se e njeh mirë historinë e klubit vlonjat dhe se nuk do ta ketë të vështirë përshtatjen në Vlorë. Ai shtoi më tej se ka patur oferta nga Rumania dhe Greqia, por ishte bindur nga projekti i administratorëve të rinj të Flamurtarit.

Shkodran Metaj është pjesë e Kombëtares së Kosovës. Ai është grumbulluar së fundmi në tri takime, ndërsa ka debutuar në miqësoren kundër Senegalit. Metaj luan si mbrojtës dhe mesfushor krahu, ndërsa përshtatet edhe në rolin e shkatërruesit. Lojtari ka lindur në Istog të Kosovës, ndërkohë që ka nënshtetësi holandeze. Ai e ka nisur karrierën në Holandë me klubin amator Frombosh, derisa ra në sytë e agjentëve të Groningenit. Me këtë të fundit debutoi në kampionatin holandez më 2 Shtator të vitit 2007 në një ndeshje kundër Ajaksit. Më pas ai u huazua te RKC Valvijk, ndërsa në vitin 2012 iu bashkua Emenit dhe luajti për dy sezone. Në kampionatin e fundit me këtë ekip shënoi 5 gola. /Tribuna/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Premier League
Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Ligat tjera
Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
Kalo në kategori