LAJMI I FUNDIT:

Përdorimi i drejtë i aspirinës

Përdorimi i drejtë i aspirinës

Aspirina shfrytëzohet si analgjetik, antipiretik, antiflogjistik (efekt kundër inflamacionit), si edhe për parandalimin e sulmit në tru dhe infarktit të zemrës.

Aspirina nëse merret gjatë ngrënies, ngadalësohet thithja, dhe kështu dobësohet edhe veprimi i barit. Në rast të marrjes së njëkohshme me alkool, mund të forcojë efektin negativ të alkoolit në kuptimin e dëmtimit të mukozës s lukthit.

Për të arritur efektin më të shpejtë, duhet që acidi acetilsalicilik (aspirina) të merret një orë para ngrënies ose dy-tri orë pas ngrënies. Kjo është sidomos e nevojshme te sëmundjet akute.

Nuk rekomandohet marrja e këtij bari në lukth të zbrazët, ndërsa personat të cilët kanë probleme me lukth, duhet që (përkundër efektit më të vonshëm) barin ta marrin së bashku me ushqim.


Marrja e barit duhet të bëhet me sasi të mjaftueshme të lëngut (gjysmë gote ose një gotë ujë). /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori