LAJMI I FUNDIT:

Përdhunoi 13-vjeçaren, e kishte bërë edhe në 2007

Përdhunoi 13-vjeçaren, e kishte bërë edhe në 2007

Astrit Dervishi, 24-vjeçar, i cili u dërgua në qeli, akuzohet për “kryerje të marrëdhënieve seksuale me të mitura” dhe për të paktën 30 ditë do të qëndrojë pas hekurave të burgut, sikurse ka urdhëruar gjykata.

I dyshuari për përdhunimin e 13-vjeçares M.P, njihej si personazh mjaft problematik për policinë, pasi edhe më herët ishte dënuar po për abuzime seksuale. Dy viktimat e përdhunimit janë kushërira të së miturës, M.P, e cila për fat të keq ra në grackën e komshiut të saj, që pa frikë mund të konsiderohet maniak seksual.

Ashtu sikurse në 2007-ën, kur abuzoi me kushërirat e së miturës, edhe këtë herë Astrit Dervishi e gënjeu vajzën dhe pasi e futi në një vend të fshehtë, e detyroi të kryente marrëdhënie seksuale duke e kërcënuar se do ta vriste me nje thike qe mbante ne duar.

Në datën 28.08.2011, në fshatin Priskë, komuna Dajt, ka ndodhur një ngjarje, që sipas njoftuesit kishte të bënte me “marrëdhënie seksuale me të mitur”. Policia ka shkuar në Priskë dhe është vënë në dijeni nga kryefamiljarët e familjes P., të cilët u kanë shpjeguar hetuesve se vajza e tyre 13-vjeçare kishte shkuar e terrorizuar në banesë.


Prindërit e së miturës janë shprehur se kur e kanë pyetur vajzën se çfarë kishte ndodhur, ajo u ka sqaruar se kishte kryer marrëdhënie seksuale me Astrit Dervishin, 24 vjeç, banor po në fshatin Priskë. E shoqëruar nga prindërit, M.P., është marrë në Komisariatin e Policisë nr.4.

Policia, e cila ka nisur hetimet për ngjarjen e rëndë, ka njoftuar dy mjekët ligjorë, që e kanë shoqëruar vajzën për në ambientet e maternitetit të vjetër në bulevardin “Zogu i Parë”, Tiranë, ku i është nënshtruar ekzaminimit. Në orën 09:45 të po kësaj dite, policia ka vënë në pranga të dyshuarin, i cili gjendej i fshehur në një zonë të pyllëzuar pranë fshatit.

Astrit Dervishi, i dyshuari për përdhunimin e së miturës M.P, nuk është i panjohur për policinë shqiptare. Ai është dënuar më parë për akuzën e “kryerjes së marrëdhënieve seksuale me të mitura”, ku viktima të abuzimit seksual ishin dy kushërirat e së miturës M.P. Dervishi është dënuar edhe dy herë të tjera për vjedhje, raportoi Gazeta Shqiptare./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
I doli veç një votë më shumë pas rinumërimit, ish-deputetja i përgjigjet nënkryetarit të LDK-së në Vushtrri

I doli veç një votë më shumë pas rinumërimit, ish-deputetja i përgjigjet nënkryetarit të LDK-së në Vushtrri

Politikë
Eksperti amerikan, Joseph: Kurti të përgatitet për presione të forta nga administrata Trump

Eksperti amerikan, Joseph: Kurti të përgatitet për presione të forta nga administrata Trump

Lajme
Përçahen aleancat: Ku të mbështetet Kosova?

Përçahen aleancat: Ku të mbështetet Kosova?

Siguri
Azemi i LDK-së: Po e presim kryetarin e LVV-së le ta bëjë hapin i pari për Qeverinë

Azemi i LDK-së: Po e presim kryetarin e LVV-së le ta bëjë hapin i pari për Qeverinë

Politikë
Moteli në të cilin dyshohet se u dhunua e mitura u inspektua disa ditë pasi u kryen arrestimet

Moteli në të cilin dyshohet se u dhunua e mitura u inspektua disa ditë pasi u kryen arrestimet

Lajme
Prokuroria po grumbullon informacione rreth pretendimeve për manipulim të votave të dërguara me postë dhe në përfaqësi diplomatike

Prokuroria po grumbullon informacione rreth pretendimeve për manipulim të votave të dërguara me postë dhe në përfaqësi diplomatike

Lajme
Kalo në kategori