Në tre vitet e kaluara, gjithsej 41 viktima janë regjistruar në aksidentet e trafikut në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit. Ndër vite ky trend ka shënuar ulje pasi që nëse në vitin 2018 ka patur 13 viktima, në vitin 2020 gjithsej ka patur 13 viktima që kanë humbur jetën në aksidente trafiku. Nga policia e Tetovës theksojnë se këto shifra janë inkurajuese që të vazhdohet me më shumë aktivitete parandaluese. “Në tre vitet e fundit, në rajonin më të gjerë të Pollogut, të cilin e mbulon Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë, vërehet një trend i uljes së aksidenteve të komunikacionit me pasoja më të rënda, gjegjësisht me të vdekur që kanë pësuar nga këto aksidente. Kjo edhe më shumë na inkurajon që të vazhdojmë me aktivitetet dhe kontrollet e planifikuara parandaluese.
Në këtë periudhë janë regjistruar 18 viktima në vitin 2018, 15 në 2019, dhe 13 në 2020, ndërsa dukshëm është zvogëluar edhe numri i aksidenteve me pasoja më të rënda, gjegjësisht me lëndime më të rënda si pasojë e aksidenteve, ku në vitin 2018 kemi pasur 521 të lënduar rëndë nga aksidentet, në 2019 kemi patur 507 dhe në 2020 gjithsej 409 aksidente”, deklaroi zëdhënësi i Sektorit i Punëve të Brendshme në Tetovë, Marjan Josifovski. Në ndërkohë, shpejtësia vazhdon që të jetë një faktor vendimtar për numrin e lartë të aksidenteve në rajonin e Pollogut. “Shkaqet më të shpeshtë të këtyre aksidenteve që kanë ndodhur gjatë këtyre tre viteve, ashtu sikurse edhe në vitet e kaluar, janë mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës, gjegjësisht vozitja e shpejtë, kryerja e veprimeve të pahijshme në komunikacion, mosrespektimi i rregullave të parakalimit dhe të ngjashme”, thotë zëdhënësi Josifovski.
Nga ana tjetër, autostrada Shkup-Tetovë-Gostivar vijon që të jetë e rrezikshme për vozitësit. “Numri më i madh i aksidenteve të komunikacionit me pasoja më të rënda, me viktima dhe të lënduar më rëndë kanë ndodhur në autostradën Shkup-Tetovë-Gostivar dhe në rrugët tjera rajonale si në rrugën Tetovë-Jazhincë, Tetovë-Vollkovijnë dhe Tetovë-Pirok. Më shumë aksidente sërish si numër janë regjistruar në rrugët e Tetovës dhe Gostivarit, kryesisht këto aksidente në këto rrugë kanë qenë aksidente me pasoja më të lehta”, theksojnë nga policia e Tetovës. Ndërkaq, Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë vazhdon me aktivitete të intensifikuara të kontrollit edhe këtë vit, dhe pa përjashtime sanksionon të gjitha shkeljet e konstatuara, veçanërisht për tejkalimin e shpejtësisë maksimale të lejuar, parakalimin e paligjshëm, mosfunksionimin teknik të automjeteve, drejtimin e automjeteve pa patentë shoferi etj. (koha.mk)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore
Greminger: Trump nuk e ka mendjen te dialogu Kosovë – Serbi
Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Tre lojtarët që Ronaldo i kishte kërkuar Real Madridit t'i transferonte në vitin 2017 - por Perez refuzoi
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Vinicius i dërgon mesazh Arabisë Saudite pas mega-ofertës që ka pranuar
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Ronaldo thotë se Man City do të ketë 'frikë' nga Real Madridi, pasi është bërë parashikimi i Ligës së Kampionëve