LAJMI I FUNDIT:

Për herë të parë në histori të Izraelit, një homoseksual në krye të Parlamentit

Për herë të parë në histori të Izraelit, një homoseksual në krye të Parlamentit

Për herë të parë, Parlamenti izraelit (Knesset) zgjodhi një homoseksual, përfaqësuesin e partisë Likud, Amir Ohana, si kryetar të këtij organi legjislativ.

Ohana, i vetmi ministër në qeverinë izraelite dhe i vetmi anëtar i Likud që haptazi ka deklaruar se është homoseksual, falënderoi familjen në fjalimin inaugurues dhe tregoi emrin e bashkëshortit, Alon, raporton The Jerusalem Post.

“Unë premtoj se do të bëj çmos që të jem i denjë për besimin që më keni dhënë”, tha ai para anëtarëve të Knesset.


Gjatë fjalës së tij, Ohana theksoi se qeveria e re “nuk do të dëmtojë asnjë fëmijë apo asnjë familje”, në një përpjekje për të zbutur tonet kundër komunitetit LGBTI nga disa parti të koalicionit.

Ohana falënderoi Netanyahun për “guximin dhe besimin” që i ka dhënë deri më tani dhe tha se ai dhe lideri i Likudëve, “kanë bërë së bashku një rrugë të gjatë” dhe “me ndihmën e Zotit do të vazhdojnë”.

Duke zënë një nga pozicionet më të rëndësishme strategjike në Knesset, kryeparlamentari ka një ndikim të rëndësishëm në axhendën dhe ritmin legjislativ, si dhe në zhvillimin e seancave.

Qeveria e Izraelit u betua të enjten. Qeveria do të drejtohet nga kryetari i Likud-ëve, Benjamin Netanyahu, i cili u betua për herë të gjashtë në postin e kryeministrit izraelit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Afrika
“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

Bosnja
Kush është shkarkuar nga qeveria amerikane deri më tani?

Kush është shkarkuar nga qeveria amerikane deri më tani?

Amerika
Trump befason me përgjigjen teksa pyetet nëse mendon ende se Zelensky është një

Trump befason me përgjigjen teksa pyetet nëse mendon ende se Zelensky është një "diktator"

Botë
Zelensky tregon disa nga kërkesat që do të shtrojë gjatë takimit me Trump

Zelensky tregon disa nga kërkesat që do të shtrojë gjatë takimit me Trump

Botë
Hakohen televizionet qeveritare në SHBA, në ekrane shfaqet video me Al ku shihet Trump duke ia puthur këmbët Musk

Hakohen televizionet qeveritare në SHBA, në ekrane shfaqet video me Al ku shihet Trump duke ia puthur këmbët Musk

Botë
Kalo në kategori