LAJMI I FUNDIT:

Për të kursyer energjinë elektrike, Venezuela i bën pesë ditë pushim në javë

Për të kursyer energjinë elektrike, Venezuela i bën pesë ditë pushim në javë

Punonjësit e administratës publike në Venezuelë do të paraqiten në punë vetëm dy ditë në javë, për shkak të një krize energjetike që ka përfshirë vendin.

Lajmi u konfirmua edhe nga presidenti, i cili deklaroi se një masë e tillë është marrë për të kursyer energjinë elektrike. Si rrjedhojë 2.8 milionë punonjës pritet të të shkojnë në punë vetëm ditën e hënë dhe të martë, duke qëndruar pushim ditën e mërkurë, të enjte dhe të premte. Kjo gjendje do të vijojë për të paktën dy javë.

Qeveria e Venezuelës ka bërë me dije se në ditët në vijim, punonjësit e sektorit publik do të paraqiten në zyrat e punës vetëm dy ditë në javë, për shkak të një krize serioze energjetike që ka përfshirë vendin.


Presidenti Nicolas Maduro, deklaroi më herët se një masë e tillë do të merret për të kursyer energjinë elektrike. Ai tha se një gjendje e tillë do të vazhdojë për të paktën dy javë.

Si rrjedhojë, punonjësit e administratës publike do të shkojnë në punë vetëm ditën e hënë dhe të martë, duke qëndruar pushim ditë n e mërkurë, të enjte dhe të premte. Nga kjo masë pritet që të preken afro 2.8 milionë persona. Megjithatë, Presidenti komunikoi se sektorët kryesorë do të vijojnë që të mbeten funksionalë.

Venezuela po përballet me një situatë mjaft të vështirë për shkak të thatësirës që ka përfshirë vendin. Niveli i rezervave ujore është ulur ndjeshëm dhe si rrjedhojë hidrocentralet nuk kanë funksionuar brenda kapaciteteve normale.

Qeveria e Presidentit Nicolas Maduro është vënë në qendër të kritikave nga opozita, e cila e akuzon këtë të fundit për keqmenaxhim të situatës. Nga ana tjetër, autoritetet kanë komunikuar se kanë kërkuar ndihmë ndërkombëtare për të tejkaluar krizën.