LAJMI I FUNDIT:

Për stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ ndahen 22 mijë e 800 euro

Për stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ ndahen 22 mijë e 800 euro

Në vazhdën e investimeve kapitale të Ministrisë së Kulturës, Rinis dhe Sportit të Kosovës (MKRS)-së për përmirësimin e infrastrukturës sportive në Kosovë, të mërkurën u nënshkrua një Memorandum Bashkëpunimi me Komunën e Podujevës.

MKRS përmes një njoftimi ka bërë më dije se qëllimi i këtij Memorandumi është mbështetja financiare për realizimin e projektit kapital “Vendosja e rrethojës metalike në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë”. Ky projekt do të ketë mbështetjen financiare nga MKRS-ja në vlerë prej rreth 22 mijë e 800 euro.

Sekretari Veton Firzi, i cili në emër të MKRS-së, nënshkroi memorandumin në fjalë, u shpreh se ministria përmes përkrahjes financiare të projekteve të ndryshme kapitale në fushën e sportit nëpër komunat e Kosovës, po mundohet që të krijojë kushte sa më të volitshme për sportistë dhe në ngritjen cilësore të tyre.


Ndërkaq, kryetari i Podujevës, Agim Veliu, e falënderoi sekretarin Firzi, për përkrahjen që ministria po jep për Podujevën, dhe u shpreh se me këtë investim, po krijohen kushte më të volitshme për futbollin në Podujevë dhe se me finalizimin e rrethojës së stadiumit ‘Zahir Pajaziti’, ai do të ruhet nga dëmtimi eventual.

Në trend Sport

Më shumë
Zidane jep një paralajmërim të qartë për të ardhmen e tij mes zërave për kalim tek Man United

Zidane jep një paralajmërim të qartë për të ardhmen e tij mes zërave për kalim tek Man United

Ndërkombëtare
“Nuk ka të bëjë asgjë me numrin 10”, Arbër Zeneli reagon pas situatës me Kosovën

“Nuk ka të bëjë asgjë me numrin 10”, Arbër Zeneli reagon pas situatës me Kosovën

Përfaqësuesja e Kosovës
Përzgjedhësi i Serbisë, Stojkovic befason me fjalët e tij për Granit Xhakën

Përzgjedhësi i Serbisë, Stojkovic befason me fjalët e tij për Granit Xhakën

Përfaqësueset
Bonucci ‘injoron’ Messin dhe Ronaldon kur tregon kush ishte kundërshtari i tij më i vështirë

Bonucci ‘injoron’ Messin dhe Ronaldon kur tregon kush ishte kundërshtari i tij më i vështirë

Serie A
Barcelona synon transferimin e një mbrojtësi të djathtë – piketon yllin e Lille si objektiv kryesor

Barcelona synon transferimin e një mbrojtësi të djathtë – piketon yllin e Lille si objektiv kryesor

La Liga
Makelele jep dorëheqje nga pozita e trajnerit pas vetëm tri ndeshjeve për arsye befasuese

Makelele jep dorëheqje nga pozita e trajnerit pas vetëm tri ndeshjeve për arsye befasuese

Ndërkombëtare
Kalo në kategori