LAJMI I FUNDIT:
Ferizaj 4° cloudy

Për Shkup e për Shkodër, në peshk të diellit

Për Shkup e për Shkodër, në peshk të diellit
Ilustrim

(Pak për mahi e pak përnjëmend)

Omarit bankier, më shumë se dyzetë vjet, nuk i pranë goja duke analizuar origjinën dhe kuptimin e çdo emri të çdo vendbanimi që ka parë.  Solomoni, shok i moçëm i Omarit, është profesor i gjuhës shqipe, por tërë jetën merret me tregti. Edhe Grremçi, profesor i gjuhës shqipe,  bluan natë e ditë konspiracione, dhe duket më detektiv se Rip Kirbi. Ky moti përpiqet të ndriçojë një vrasje që ka ndodhur në rrugën e veriut, para njëqind vjetësh! Po të merrej Omari me tregti, edhe malësori do të mund të thoshte është adet. Po të tregonte Solomoni diçka për toponimet, do të kishte ndopak  lidhje me fakultetin që ka mbaruar.  Profesioni i Grremçit mund ta lidhet edhe  me arkeologji e etnografi, por hiq fare me hetimin e vrasjeve enigmatike. Aq gjatë kohë që shoqërohen, edhe në kushtet më të mira, nuk bëjnë verr me gojë. Qele guri gojën, kur janë vetëm!  Edhe kur rrinë bashkë, këta musketarë nuk kanë as kuaj as shpata, por kanë celularë që pak u hyjnë në punë. Nisin të falsin vetëm kur janë duke udhëtuar në rrugë, diku ku nuk ka hije fare, ku nuk kanë ku të ulën, pos në tokë të thatë.

Atë ditë, Omari, Solomoni dhe Grremçi udhëtonin drejt Shkodrës, me të vetmin qellim që ta vizitojnë muzeun e Ndre Mjedës në Kukël.


Solomoni voziste me kujdes për të mos i shpëtuar pa parë  çdo tabelë ngulur në hu në ndonjë parcele are që është për shitje buzë rrugës.  Omarit as që i shkonte ndërmend për të blerë tokë. Ai merret vetëm me origjinën e toponimeve. Që kur ishin nisur nga Prishtina, Omari fliste për një fshat me emrin Beltojë, që kishte parë dikur buzë rrugës pak pa arritur në Shkodër.

-Kujdes!- i thotë Omari Solomonit. Herën e parë që isha në Shkodër, diku atje  kam parë të shkruar shqip një tabelë me emër – Beltojë! Ti o shofer aga as nuk lexon fare ato tabela.  Nuk ta rrokë ty o shofer çdo emërtim.

-Po, ku po sheh ti atë emër shqip, o njeri?-thotë Solomoni.

-Ja atje! Në atë tabelë shkruan: Beltojë! Pas këtyre fjalëve të Omarit, si për inati, Solomoni shpejtoi makinën edhe më shumë, Omari mbeti gojëhapur duke bërë me dorë andej ku duhej të ishte tabela me mbishkrimin, por ajo u zhduk.

– Bletojë! Ani çka? Çka domethënë për ty ky emër Omar, pyeti Solomoni?! Më duket  as emrin tënd nuk e di nga cila gjuhë vjen?

Omari, nuk e di nga e ka origjinën emri i tij e na mban ligjërata, thotë Solomoni?!  Po nisi të flas për origjinën e emrit të vet, mund të na zë nata këtu.

– Nuk shkruan Bletojë por Beltojë! – e korrigjon Solomonin, Omari.

– Hajt ti Solomon na thuaj çka mendon me atë rradaken tende, prej nga e ka origjinën ky emër fshati?

– Hiq nuk mund të them asgjë! Ku me ditë? Ndoshta është emër sllav. Ndoshta ia ka lënë dikush që lidhje nuk ka me këtë fjalë.

– E po, Solomon, ky emër është shqip!

– Të shkojmë së pari në Shkodër, e pastaj kur të kthehemi, ndalemi këtu, për të kuptuar më shumë këtë hallin tënd rreth këtij emri, o njeri!

– Ke parë ti prift ndonjëherë Solomon?- e pyeti Omari.

– Po, kam parë në Stubëll edhe në Letnicë!

– Solomon, a e di si duket veshja e një prifti?

Solomoni u mendua gjatë sikur priste të zinte ndonjë peshk në grep, por kot. Më në fund sikur i tha vetit; futja kot diku. Ama këtë shprehjen; futja kot, nuk e pranonte Omari.

– Solomon, na duhet të mësojmë shumë për të kuptuar se pari origjinën e emrave tonë personal, e pastaj të fshatit ku kemi lindur e kështu me radhë deri te emri i atdheut ku jetojmë.

– Nuk ka më; futja kot, o Solomon! Ky emërtim është shqip. Emri Beltojë përbëhet nga dy fjalë( emra) bel edhe tojë. Ajo është e dredhur nga penj të mëndafshit. Është e zezë si veladoni i priftit. Po ti ore Solomon, e bartë ketë emër kot fare. Nuk besoj që ia di kuptimin  as emrit tënd! Nga vjen kjo fjalë, të cilën e ke trashëguar si emër? Ai që ta ka lënë këtë emër me siguri ka pasur ndonjë dëshirë të fshehtë, një amanet të hershëm që nuk duhej ta linte të zhdukej. Emri yt, o Solomon, brenda vetes fsheh ndonjë sekret. Ndoshta ty as që të ka shkruar mendja pse ke këtë emër.

Këtij fshati i ka mbetur emri nga Beltoja e priftit.

Solomoni dukej pak nervoz, nga ligjërata që po mbante Omari në rrugë. Pas aq fjalësh të Omarit për emrin Beltojë, të “tre musketarët” nga Prishtina gati kishin harruar urinë që i kishte rraskapitur në atë vapë tërë ditore korriku.

Derisa Omari donte të thoshte edhe shumëçka për Beltojën si pjesë e veshjes së priftit, Grremçi me padurim po priste të thoshte diçka për romanin “Vrasja në rrugën e Veriut” të autores shqiptare Ani Wilms.

Sapo që Grremçi e ka përmendur me emër e mbiemër autoren e Romanit, gati krejt këto fjalë, Solomonit iu duken sikur një mahi pa kripë.

– Po ku e gjete këtë autore shqiptare me këtë farë emri, e po me çfarë mbiemri se?! – Wilms!

– Po Solomon! Ani Wilms është shkrimtare dhe historiane shqiptare. Ajo ka shkruar romanin  “Vrasja në rrugën e veriut”. Në këtë roman ajo është përpjekur të hedhë dritë për zbulimin e autorëve të vrasjes së dy vizitorëve, miq tanë amerikan, që kishin mësy Shkodrën, por dikush i vrau në rrugë. Më duket sikur këtu në Beltojë mund të ketë ndodhur ajo vrasje, tha Grremçi.

Solomoni, këto fjalë të Grremçit i quajti me pak nervozë e me ironi “margaritarë”.

Grremçi nuk ndjente kurrfarë nevoje për ta bindur Solomonin se autorja e romanit ishte përpjekur të zgjidhte enigmën e vrasjes së njëmendtë që kishte ndodhur para një shekulli, dhe atë krim ia kishte veshur shërbimeve të huaja.

– Solomon!-iu drejtua Grremçi!

– Unë besoj fortë se miqtë amerikanë i vrau një apo më shumë plaçkitës, vendas. Këtejpari, me shekuj, pak kush kalonte pa u plaçkitur nga cubat.  Paria e fiseve kishin rënë në dert me cuba. Kishin caktuar edhe udhët që duhet ndjekur shtegtarët, për të qenë të sigurt gjatë udhëtimit. Habitet njeriu si kanë mësy amerikanët në këtë anë, pa ditur ato “rrugët e sigurta” pa ndonjë shenjë, që mund të kenë qenë vetëm mite, pjellë e imagjinatës. Mund të ishin mit ato rrugë “të shënjuara”, por cubat nuk ishin mit. Cubat kalëronin e plaçkitnin shtegtarët e ndryshëm në pik të ditës apo edhe në mesnatë.

Thonë se fiset shqiptare, duke ditur se plaçkitja e shtegtarëve, apo tregtarëve në rrugë, po rrezikonin vet jetën e tyre dhe çdo lidhje me botën, kishin filluar të mendojnë me frikë se mund të mbesnin të vetmuar dhe këtejpari nuk do të vinte njeri, bash sikur në ishullin e Katallanit.

Paria e fiseve ishin tubuar dhe  kishin vendosur të shenjëzojnë rrugët që duhet të ishin të sigurta. Po çfarë shenjash mund të kishin ato rrugë, nuk më hynë në kokë fare. Asokohe rrugët nuk kishin asnjë shenjë, aq më pak ato nëpër male, ku ishte zor që njeriu të kalonte edhe me mushkë, pos me këmbë. Nuk e heq krejt dyshimin e vrasjes së dy miqve amerikanë nga ndonjë shërbim i huaj, por megjithatë dyshoj fort se plaçkitësit që i vranë ata vizitorë, ishin shqiptarë vendas. Shtegtarët  e ardhur enkas nga Amerika i plaçkiten e i vranë duke menduar se ata kanë shumë para apo ari, etj.

Tre “musketarët” nga Prishtina, kishin mësy Shkodrën për herë të parë në jetën e tyre. Po të bisedonte dikush me këta burra do të fitonte përshtypjen sa ata kanë qenë në Shkodër dhjetëra herë.

Pasi kuptuan se ku gjendet fshati Kukël, Grremçi, Omeri dhe Solomoni ikën nga Shkodra drejt Bushatit. Po të mos e kishin takuar malësorin plak, nuk do ta kishin parë me sy, jo muzeun, por as fshatin Kukël.

Asgjë nuk shkoi sipas planit atë ditë korriku.

“Tre musketarët” nga Prishtina, Omari, Solomoni dhe Grremçi as që e dëgjonin njëri tjetrin e lëre më të mërziteshin nga ato shpjegime, herë herë të stërholluara e herë të pakuptueshme për ta. As që kishin menduar se Muzeun e Mjedës do ta shohin vetëm jashtë rrethojave, pasi ishte mbyllur, pa u hapur asnjëherë për vizitorë. Se çka mund të trillonin tre veta pse rri mbyllur ai muze, nuk i përshkruan dot lapsi.

Derisa Solomoni më shumë merrej me disa tabela shkrimi ngulur në hunj nëpër ara, që i kishin vendosur për shitje pronaret e tyre, as që mërzitej pse nuk arritën të shohin muzeun nga brenda e të prekin apo të shohin nga afër edhe bukurshkrimin (kaligrafinë) e Mjedës. Derisa njeri nga tre vizitorët e Shkodrës nuk prante të fliste për veprat e Mjedës, bankieri i njohur nga Prishtina nuk pushonte të lexonte toponimet e fshatrave nëpër të cilat po kalonin. Omari, jo që i lexonte ata emra vetëm sa për t’i lexuar, por nuk pushonte t’i fuste ndonjë analizë origjinës së atyre toponimeve.

Pa parë nga brenda muzeun duke u kthyer në rrugës kryesore të veriut të Shqipërisë, Omari dallon  e lexon me zë emrin e fshatit-Beltojë.

– Ha-ha-ha, Omari qeshet me zë!

– Shikoni, shikoni! Çfarë emri shqip ka ky fshat?! Ky është fshati Beltojë, për të cilin fola deri tash.

Gremçi e Sollomoni që po meditonin secili për veti ndonjë fjalë për dështimin e vizitës që kishin ndërmend, nuk menduan më gjatë për të thënë ndonjë fjalë për këtë toponim.

Omeri sikur të kishte përgatitur ndonjë studim bash për këtë toponim po vazhdonte ta elaboronte se prej nga rrjedhë kjo fjalë etj.

– A dini ju çka domethënë Beltojë?

Beltojë i thonë asaj tojës që prifti e lidhë për beli?

– Mua ma merr mendja se ndonjë prifti i ka humbur bletoja  këtu në këtë vend?! Ndoshta ai prift i ngratë ka pasur ndonjë problem të madh në rrugë?  Ndoshta është dashur të lidhë belin me ndonjë copë sixhimi për të mos e parë dikush pa beltojë. Ndoshta e ka sulmuar dikush në rrugë dhe kështu duke u kacafytur me ndonjë plaçkitës, ju ka zgjidhur beltoja  dhe i ka mbetur aty.

Imagjinata e Omerit nuk përfundonte me dy tre fjali. Ai vazhdon sikur iu ka zgjidhë gjuha dhe flet edhe për rolin e beltojës në veshjen e priftit.

– Ndoshta ai prifti që e ka humbur beltojën e ka pas atë pjesë të veshjes edhe si masë për matjen e nahijes dhe të vendeve deri ku mund ta shtrinte shërbimin e  tij. Ndoshta beltoja edhe i ka shërbyer edhe si mjet për mbrojtje?! Apo ndoshta edhe për ndonjë akt vrasjeje?

– Ndoshta atij priftit nuk i ka humbur beltoja, por  ai vet e ka zgjidhë nga beli  dhe e ka lënë si shenjë deri ku ka mandat kisha e tij ku shërbente. Mund të jetë revoltuar nga ndonjë bisedë me kryepriftin. Gjatë rrugës e ka hedhur në tokë beltojën me nervozë, dhe atë nuk e ka marr askush pasi e kanë konsideruar  të shenjtë dhe pjesë të pa ndarë të veshjes së priftit.

Në peshk të diellit, të “tre musketarët” e Prishtines, kishin dal nga makina në fshatin Beltojë dhe secili po merrej me temën e preferuar.

– Solomoni, as që ia kishte vu mendjen se çka fliste Omari. Ai kishte lexuar një tabelë të një parcele are që ishte në shitje. Atij nuk i interesonin fare trillet e Omarit, por pasi e kishte shkruar numrin e telefonit të pronarit të  një parcele toke buzë rrugës, po përpiqej të merrte lidhje me Amerikën.

– Ha ti ha! Shet tokë Shqipërie nga Amerika deshi të thoshte Grremçi, por e përpiu fjalën që kishte ndërmend!

Një zë dëgjohet nga larg. Dikush i përgjigjet Solomonit.

– Jam nga Amerika.

– Nëse je i interesuar për ta blerë parcelën  e arës, unë vij atje dhe takohemi në Beltojë.

Grremçi vazhdon ta dëgjojë Omarin, të cilit nuk i prante goja duke treguar për origjinën e emrit të fshatit Beltojë.

– Ndoshta ai prifti e ka humbur beltojen duke shkuar tinëz tek ndonjë vejushë. Nuk e humbë lehtë beltojën një prift, jo!

– Ai nuk guxon me marrë udhë diku pa beltojë. Jam i bindur se beltoja është pjesë e pandarë e veshjes së tij. Më ka shkuar mendja se kur e shkarkojnë një prift nga detyra së pari ia heqin beltojen. Ajo tojë mund të jetë e dredhur nga fije mëndafshi që janë më të forta se çdo tjetër material si leshi, pambuku apo konopi.

– Grremçi dukej krejt i humbur duke dëgjuar gjithë ato fjalë të Omarit për beltojën, dhe e pyeti;

– Mos ke qenë ndonjëherë prift, Omar? Si mund të dini gjithë këto hollësi për një tojë beli?- fe pyeti Grremçi.

– As këto fjalë të Grremçit nuk ia mbyllen gojën Omarit i cili dukej sikur pikërisht tash kishte gjetur fijen e lëmshit të cilën e ka kërkuar me vite gjatë jetës së tij. Për diellin që po i digjte nuk i  shkonte mendja asnjërit. Derisa Solomoni po bënte tregti me Amerikë, Omari vazhdonte të arsyetonte teorinë e tij për emrin e fshatit Beltojë. Nderkaq Grremçi po mendonte se  këtu diku ka ndodhur ajo “Vrasja në rrugën e Veriut”.

Solomoni pasi kishte përfunduar shpejt bisedën me shqiptaro amerikanin iu kthye shokëve:

– A keni pa në Shkodër, ata që i pyetem për fshatin Kukël dhe për muzeun e Ndre Mjedës nuk dinin asgjë. Ata tre priftërinjtë nuk dinin as për Ndre Mjedën asnjë fjalë?!

– Solomoni që la bisedën e hapur me shqiptaro-amerikanin për të blerë tokën e tij nga Amerika në Kukël, sikur po zemërohej që shokët po dinë aq shumë “dokrra” për origjinën e toponimeve që nuk i kishin parë kurrë në jetën e tyre, nisi të flas diçka për Shkupin.

– “Për Shkup e për Shkodër”! – belbëzoi fjalën e urtë Grremçi.

Në trend

Më shumë

"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë

Magazina
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Azia
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Fejohet Majk, publikon fotografi nga propozimi që i bëri partneres

Fejohet Majk, publikon fotografi nga propozimi që i bëri partneres

Magazina
Kalo në kategori