Pas dështimit të dy përpjekjeve për konstituimin e Kuvendit të ri, ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, ka deklaruar se ekzistojnë vetëm dy rrugëdalje të mundshme nga situata aktuale politike: ose formimi i qeverisë nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), ose shkuarja në zgjedhje të reja.
Peci tha në Tëvë1, se propozimi i kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi, për mbajtjen e zgjedhjeve më 15 qershor është një mundësi që nuk duhet përjashtuar.
“Opsioni tjetër që unë mendoj që është real dhe që mund të ndodhë, është që të shkojmë në zgjedhje të reja. E pash që kryetari i PDK-së ka dalë me një propozim konkret për datën 15 qershor. Nuk them që e përkrah, por mendoj që nuk është propozim i keq dhe nuk duhet hedhur poshtë”, deklaroi Peci.
Ai përmendi se kjo datë është e përshtatshme edhe për faktin që nuk përkon me Ditën e Çlirimit më 12 qershor, gjë që sipas tij është një konsideratë e duhur për respektimin e festës kombëtare.
Peci gjithashtu theksoi se LVV-ja nuk po bën kalkulime politike me mundësinë e zgjedhjeve, por se çdo hap që ndërmerret është në përputhje me Kushtetutën.
“Nuk është kalkulim, është çështje legale dhe kushtetuese. Ne nuk jemi për të shkaktuar shkelje ligjore dhe kushtetuese”, u shpreh ai.
Duke komentuar bllokadën në Kuvend, Peci akuzoi deputetët opozitarë se po sabotojnë procesin për interesa politike.
“Nuk mundemi ne të votojmë për mandatet e deputetëve të tjerë, ndërsa ata mohojnë ekzistencën e vetë, duke tentuar të dëmtojnë koalicionin dhe kryeministrin Kurti”, tha ai.
Kriza institucionale ka hyrë në javën e saj të tretë, pas zgjedhjeve të fundit parlamentare, ndërkohë që LVV-ja dhe opozita nuk po arrijnë marrëveshje për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e institucioneve të reja.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ndërprerja e grumbullimit të mbeturinave në Prishtinë, komuna hedh akuza ndaj asamblistëve të LVV-së dhe PDK-së

Aksident në rrugën Shtip – Shkup, lëndohet një 59-vjeçare

Goditet rrjeti i kontrabandës – sekuestrohen 7.65 tonë vajra motorike, dyshohet se janë me prejardhje nga Irani

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!