LAJMI I FUNDIT:

Për shkak të ushqimit të prishur në frigorifer thërrasin zjarrfikësit

Për shkak të ushqimit të prishur në frigorifer thërrasin zjarrfikësit

Një e punësuar e ndërgjegjshme e një kompanie amerikane të telekomunikimit ka vendosur të pastrojë frigoriferin e përbashkët në zyrë, mirëpo nga ushqimi i prishur nëpër zyra është shpërndarë një kundërmim aq i keq sa që 28 njerëz kanë kërkuar ndihmën mjekësore.

Zjarrfikësit është dashur të evakuojnë ndërtesën e kompanisë amerikane të telekomunikimit AT&T në San Jose pasi dikush nga të punësuarit ka telefonuar numrin e emergjencave 911 për shkak të kundërmimit të padurueshëm. Ekipi i shpëtimit e ka gjetur frigoriferin të shkyçur nga rryma dhe të mbushur përplot me ushqime bajate.

Autoritetet kanë njoftuar se e punësuara e kompanisë ka vendosur të pastrojë frigoriferin, i cili me gjasë për kohë të gjatë nuk ka qenë në funksion. Ajo i kishte nxjerr ato ushqime, i kishte lyer me substanca të forta kimike për pastrim, njofton Yahoo.

Mirëpo nga kombinimi i drekave të mykura dhe substancës së pastrimit 28 njerëz kanë kërkuar ndihmë për shkak të vjelljes dhe mundimit. E punësuara e cila e kishte pastruar frigoriferin nuk kishte pasur asnjë problem sepse si shkak i alergjisë që kishte pasur dikur e kishte humbur shqisën e nuhatjes.


Në trend Fun

Më shumë
Një bukëpjekëseje në Angli iu prish dita kur këpuca e saj u “ngatërrua” nën një karrocë ushqimesh

Një bukëpjekëseje në Angli iu prish dita kur këpuca e saj u “ngatërrua” nën një karrocë ushqimesh

Fun
A keni dëgjuar për profecinë e gjermanit Alois Irlmaier? Ai parashikoi se Lufta e Tretë Botërore do të fillojë në Ballkan!

A keni dëgjuar për profecinë e gjermanit Alois Irlmaier? Ai parashikoi se Lufta e Tretë Botërore do të fillojë në Ballkan!

Kompania ajrore kërkon falje pas shfaqjes së

Kompania ajrore kërkon falje pas shfaqjes së "filmit për të rritur" - gjatë një udhëtimi me aeroplan nga Sidnei në Tokio

Fun
Brenda rrokaqiellit të ri më të mirë në botë

Brenda rrokaqiellit të ri më të mirë në botë

Interesante
Ishte dasma e tij por ai zgjodhi të punonte në laptop, burri ngjall reagime në rrjetet sociale

Ishte dasma e tij por ai zgjodhi të punonte në laptop, burri ngjall reagime në rrjetet sociale

Fun
A mund ta dalloni pse zyrtarët japonezë kërkuan që kjo fotografi e ministrave të modifikohej?

A mund ta dalloni pse zyrtarët japonezë kërkuan që kjo fotografi e ministrave të modifikohej?

Interesante
Kalo në kategori