Komisioni Parlamentar për Stabilizim-Asociim takoi sot anëtarët e Projektit të Binjakëzimit, Daniel Mondekar, ish-anëtar i Komisionit për Stabilizim Asociim BE-Kroaci dhe Laszlo Juhasz, shef i Sekretariatit të Komisionit për Çështje Evropiane të Kuvendit Kombëtar të Hungarisë dhe ish-shef i Sekretariatit të Komitetit Parlamentar BE-Hungari.
Takimi është kryesuar nga Xhavit Haliti, nënkryetar i Kuvendit si dhe kryetar i këtij Komisioni, i cili në fillim të takimit mysafirëve iu uroi mirëseardhje, ndërkaq, vlerësoi se takimi i sotëm do të jetë mundësi e mirë që Komisioni të mësojë nga përvoja e vendeve nga të cilat ishin mysafirët.
Për rrugën e integrimit dhe përvojat e shtetit kroat, njoftoi Daniel Mondekar, ish-anëtar i Komisionit për Stabilizim Asociim BE-Kroaci.
Me këtë rast, Mondekar bëri të ditur se procesi i integrimit të Kroacisë në BE ka zgjatur me vite.
Integrimi i Kroacisë në BE, tha ai në vijim, është vlerësuar se është me interes nacional, andaj, fillimisht është ndërtuar konsensusi politik për të arritur këtë objektiv.
Ai gjithashtu nënvizoi se, përmbushja e obligimeve që dilnin nga marrëveshja e MSA-së, ka qenë obligim i pakapërcyeshëm për shoqërinë kroate.
Ai tha se bartësit e politikës e kanë kuptuar shumë seriozisht angazhimin për përmbushjen e kritereve të parapara. Duke folur për kriteret, të cilat kishin paraqitur sfidën më të madhe për shoqërinë kroate, Mondekar nënvizoi bashkëpunimin me Gjykatën e Hagës, luftën kundër korrupsionit, reformimin e sistemit ligjor dhe çështje të tjera, të cilat sipas tij paraqitnin sfida të rënda.
Duke folur për vështirësitë, të cilat Kosova has në rrugën e saj të integrimeve, Mondekar vlerësoi se, për faktin që Kosova nuk është anëtare e OKB-së, angazhimet dhe koordinimet me institucionet relevante, veçanërisht me ato të faktorit ndërkombëtar, duhet të jenë më këmbëngulëse.
Për përvojat e Hungarisë gjatë këtij procesi, njoftoi Laszlo Juhasz, shef i Sekretariatit të Komisionit për Çështje Evropiane të Kuvendit Kombëtar të Hungarisë, dhe ish-shef i Sekretariatit të Komitetit Parlamentar BE-Hungari.
Ai u ndal te nevoja e harmonizimit të legjislacionit me atë të BE-së dhe për këtë sugjeroi përkushtim nga legjislativi i vendit. Sipas tij, harmonizimi ligjeve duhet të arrihet në mënyrë graduale, ndërkaq, vlerësoi se konsensusi politik është i domosdoshëm. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos