Numri i vogël i konfiskimeve dhe, mos përputhja e statistikave që japin institucionet që merren me menaxhimin e konsifkimit she sekuestrimit të pasurisë së paligjshme në Kosovë, mbeten problemet kryesore të luftimit të kësaj dukurie.
Kështu kanë vlerësuar sot organizatat jo-qeveritare që monitorojnë punën në këtë drejtim. Nga një raport i nxjerrë prej organizatës “Çohu”, del se për vitin 2015 vlera e sekuestrimeve është 16 milionë, derisa ajo e konfiskimeve është 100 mijë euro. Hartuesit e raportit konsiderojnë se vlera e konfiskimeve është shumë e vogël dhe se institucionet po fokusohen më shumë në individë dhe jo në para.
Në tryezën e organizuar nga “Çohu”, ku edhe u bë prezantimi i raportit, u tha se suksesi në zbatimin e ligjit është zero. Arton Demhasaj, i cili paraqiti raportin, tha se një problem i madh po qëndron edhe tek paraqitja e statistikave.
“Ka probleme të mëdha të të dhënave statistikore, ne kur kemi kërkuar të dhëna nga Agjensioni për Menaxhim të Pasurisë së Sekuestruar, prej zyrës së koordinatorit për luftimin e krimeve ekonomike, edhe nga Prokuroria e Shtetit, kemi vërejt se ka mos përputhje të të dhënave që ofrojnë. Pra ky është një problem gjeneral. Vlera e sekuestrimit është shumë e madhe krahasuar me konfiskim përfundimtar. Pra e pamë tek të dhënat e mëhershme, ishin diku 30 milionë euro në 2014-ën, të sekuestruara, ndërsa ato që kanë përfunduar me një konfiskim përfundimtar ishte vetëm 1 milion. Kjo ka tregu që më tepër po kushton procedura e sekuestrimit dhe konfiskimit të pasurive, sesa vlera që konfiskohet”, tha Demhasaj.
Ai tha se për vitin 2014 janë diku rreth 31 milionë euro të pasurisë së sekuestruar, derisa rreth 500 deri në 1 milion, janë pasuri e konfiskuar. Për vitin 2015, Demhasaj tha se janë 16 milionë pasuri e sekuestruar, dhe 100 mijë pasuri e konfiskuar. Lloji i pasurisë, sipas raportit të tyre, është shtëpi, banesa, paluajtshmëri dhe para.
Ndërsa, Fadil Bunjaku nga Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe Konfiskuar, tha se dallime në mes shifrave të raportuara nga institucionet përgjegjëse, do të ketë gjithmonë.
“Diferenca të statistikave mes institucioneve ekzistojnë, dhe do të ekzistojnë çdo herë, sepse jo të gjitha pasuritë e sekuestruara dhe konfiskuara administrohen nga Agjencia. Agjencia mban statistika vetëm për pasuritë që administrohen nga agjencia. Në administrim të pasurive të konfiskuara mirret edhe Administrata Tatimore e Kosovës, për pasuri që konfiskohen për shmangie të obligimeve tatimore, merret edhe Dogana e Kosovës”, tha Bunjaku.
Por sipas Betim Musliut nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, zgjidhja e kësaj është vetëm nëse institucionet koordinohen mes vete dhe dalin me shifra të sakta.
Kryetarja e Komisionit për Legjislacion, Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje, parti kjo e cila më shumë se gjashtë muaj po bojkoton punën në Kuvend dhe në komisione.
Për Haxhiun, mungesa e pakos ligjore është një nga arsyet pse korrupsioni e krimi i organizuar në Kosovë nuk po luftohet.
“Janë ngritur shumë mekanizma që kinse për të bërë që po luftohet krimi I organizuar dhe korrupsioni, por Kosova 17 vite pas luftës vendoset në majën më të lartë, pra në hierarkinë më të lartë të korrupsionit. Janë të paktën dy arsye përse krimi i organizuar dhe korrupsioni deri më tani nuk është luftuar. E para ka të bëjë me mungesën e pakos ligjore dhe mungesën e vullnetit politik për ta kompletuar këtë pak ligjore”, tha Haxhiu.
Arsyeja tjetër, sipas deputetes Haxhiu, është kapja e institucioneve gjyqësore nga ekzekutivi.
“Mënyra e zgjedhjes së Thaçit president, flitet se janë dhënë terminale doganore, brenda pak minutave kanë ndryshuar votat e deputetëve prej Jo në Po, dhe ashiqare është pa se i është dhënë terminali doganor një deputeteje dhe familjes së saj, dhe nuk kemi asnjë veprim të prokurorisë. A nuk është kjo e kundërligjshme. Natyrisht që po. Është për keqardhje se si organi i ndjekjes nuk është marrë edhe me këtë proces, sepse jo vetëm terminal, por edhe janë me qindra raste të tjera të cilat prokuroria i ka neglizhua. Kjo sepse pushteti ekzekutiv kontroll pushtetin gjyqësor”, tha Haxhiu.
Sipas Haxhiut, nuk ka nevojë më për mekanizma shtesë, por duhet të ketë një organ të fuqishëm brenda prokurorisë, me prokurorë të profilizuar që do të merren ekskluzivisht me rastet e korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Në raportin e prezantuar u tha gjithashtu se ka pak raste që zhvillohen në gjykata dhe prokurori, e që kanë të bëjnë me konfiskim e sekuestrim.
E për këtë, gjyqtari nga Gjykata Supreme, Avdi Dinaj tha se gjykata kryen çdo çështje që i ofrohet. “Gjykata kryen çështjet penale të cilat vijnë në gjykatë. Çështjet në bazë të provave të administruara vendosë lidhur me çështjet konkrete. Zoti Demhasaj jepi kritikë rreth konfiskimit, unë po them publikisht se nuk ka vendim gjyqësor që është dasht me u shqiptua masa e konfiskimit të pasurisë, e që nuk është shqiptuar”, tha Dinaj.
Në raportin e “Çohu” thuhet se nga viti në vit kanë hasur në shifra të ndryshme të konfiskimit të pasurisë./Kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
“Më shkoj jeta në kredi”, kosovarët me borxhe deri “n’fyt”
Ekonomia e Kosovës: Shumë premtime, pak përparime
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës