LAJMI I FUNDIT:

Për një esperanto politike në Ballkan

Fillim shekulli XXI, e zuri Ballkani në luftë dhe hasmëri me njëri-tjetrin për zgjerim territoresh apo ruajtjen e tyre. Fillim shekulli XXI e gjen Evropën në përpjekje për integrim, relativizim të pengesave në sferën e komunikimit politik e ekonomik. Ndërsa, fuqinë më të konsoliduar në të gjitha rrafshet e zhvillimit planetar, SHBA-në, në rolin e kujdestarit të paqes dhe herë-herë në rolin e ndërhyrësit ushtarak në zona të nxehta të globit (aty ku ka pushuar dialogu politik dhe diplomacia si mjet për ta shmangur konfliktin).

Në vija të trasha, pak a shumë kështu mund të ravizohet pozicioni i superfuqisë më të madhe botërore, Evropës, që pretendon të jetë djep i kulturës, civilizimit dhe shembull për rajonet tjera që ende nuk e kanë kristalizuar vizionin për të ardhmen dhe kahun e ecjes në botën e re, e cila imponon ndërthurjen e veprimeve brenda kontekstit të rregullave të lojës së globalizmit.


Ndërsa, rajoni që nuk e ndan më vetëm Adriatiku dhe vargmalet alpine, Ballkani, bën jetë në stilin e vetë, duke nxjerrë vëng syrin në cepin e dritares për të parë e kuptuar seç po ndodh afër tij; heziton të shkëputet nga pragu i shtëpisë së vjetër; vazhdon t’i bëj roje vetes, sepse nga mentaliteti i tij ende nuk ikën kusarët, piratët që zihen në pabesi me njëri tjetrin. E, në piramidën e virtyteve të personalitetit nuk e fsheh dot lakminë, dinakërinë e stërholluar dhe grabitqare.

Vend që ka mjaft dilema para vetës, për të kaluarën, të sotmen dhe të ardhmen, me ndjenja dhe koncepte të përziera nga atë që e thotë dhe për atë që nuk e bën!

Si do të dukej Evropa pa Ballkanin dhe si do të ecte Ballkani pa Evropën, ndoshta kjo mund të jetë pyetje hipotetike?

Pse nuk nmund të hyjë rajoni si “tërësi” në Evropën e bashkuar, por i ndarë në periudha kohore ? A janë të dallueshme brenda nesh ndryshimet pozitive, qasjet përafruese me kontinentin e vjetër apo edhe në këtë lojë po përpiqemi ta dëshmojnë se ishim pak më të zhdërvjelltë sa t’i bindim të tjerët – se unë nuk jam si këta, sepse ata nuk janë si unë!

Ka një realitet të hidhur mes nesh si rajon; distanca në komunikim ishte dhe mbetet e largët. Deri sa vetë nuk mund të merremi vesh për asgjë, këtë pakulturë komunikimi e mbollëm që moti ne – kush më shumë e kush më pak.

Rajoni me pak dallueshmëri vazhdon të kritikohet nga të gjitha anët, se nuk është bashkëpunues, se ekspozohet me dy pamje – atë të jashtme që nuk duket natyrale; se angazhohet për demokraci, por që nuk e ka krijuar këtë standard as brenda vetes as me të tjerët; se afirmon lirinë si vlerë universale, por ua cenon të tjerëve sa herë dhe kudo që i jepet rasti.

Kjo logjikë pak a shumë u formësua gjatë periudhës së sistemit komunist duke “abuzuar” me formulën latine forma date e se rei.

Sa kohë i duhet Ballkanit dhe ballkanasve që të mund të shihen sy me sy me njëri tjetrin? Sa kohë i duhet Evropës dhe Amerikës përtej Atlantikut ta mbajnë aktive linjën e komunikimit për 24 orë, ta ketë gatishmërinë për çdo lloj ndërmarrje veprimesh, varësisht nga situata që krijohet – qofshin ato masa të karakterit ushtarak, kërcënues, diplomatik apo të ndërmjetësimit.

Kjo gjendje nganjëherë dëshpëruese, flet se ende nuk do të mund të reduktohen trupat e angazhuara për ruajtjen e paqes dhe sigurisë, sado që në parametrat e agjendës së Paktit NATO planifikohet për reduktime të shtuara (ngjarjet në vijim vazhdojnë të sjellin tensione të reja, ndërsa vajtje-ardhjet e ushtarëve të huaj janë bërë rutinore).

Veprimet e manifestojnë deri në një masë brendinë e brendshme, por kur ka shpërputhje, vjen e zë vend demagogjia që nxjerr nënllojet e veta të shtresuara në ndërdijet e ndryshme të popujve që nuk i ndajnë vetëm kufijtë gjeografik.

Sa më pak që hapet procesi i ndryshimit të mentaliteteve, aq më shumë forcohen kufijtë e ndarjes në mendjet atyre liderthve ballkanik, që e përjashton çdo gjuhë të marrëveshjes reciproke.

Një ditë, ata që do të merren me studimin e psikologjisë kolektive të popujve, do ta vënë re një fenomen se në ndërgjegjet e ballkanasve nuk ka ekzistuar kërkimfalja as për atë që nuk është dashur të ndodh e as për atë që do të duhej të ndodhte. Koha e kërkon që në Ballkan ka nevojë për krijimin e një gjuhe të re esperanto, që më në fund të mund të merremi vesh. Nëse esperanto e Ludwik Lejzerit u krijua për ta lehtësuar komunikimin midis njerëzve dhe kombeve të ndryshme, një esperanto në Ballkan do të ishte e domosdoshme, ku ka rregulla më lehta të të mësuarit të gramatikës politike.

Në trend

Më shumë
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
Real Madrid, kampion i La Ligas për herë të 36-të në historinë e klubit

Real Madrid, kampion i La Ligas për herë të 36-të në historinë e klubit

La Liga
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

La Liga
Katër gjërat pozitive në fitoren e Real Madridit: Guler shet bileta, Bellingham ‘Pichichi’, kthehet Cortuois dhe Modric me 'kontratë' të re

Katër gjërat pozitive në fitoren e Real Madridit: Guler shet bileta, Bellingham ‘Pichichi’, kthehet Cortuois dhe Modric me 'kontratë' të re

La Liga
Kalo në kategori