LAJMI I FUNDIT:

Për Gecajn ka indikacione se demarkacioni do të votohet këtë javë

Për Gecajn ka indikacione se demarkacioni do të  votohet këtë javë

Bajram Gecaj, këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë për Telegrafin se ka indikacione pozitive se demarkacioni mund të dërgohet për votim gjatë kësaj jave në Kuvendin e Kosovës.

Ai ka thënë se janë duke punuar vazhdimisht për këtë çështje dhe shfaqi shpresën se gjithçka do të shkojë mirë.

“Ka shenja nga ana e deputetëve të shumicës që do të votohet, por prapë pritet të shihet gjatë ditëve në vijim”, ka shtuar Gecaj.


Ndryshe, nënkryetari i parë i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Agim Veliu, ka theksuar të premten për Telegrafin se ka shenja se demarkacioni do të kalojë gjatë javës së ardhshme.

Sipas tij, shefi i Qeverisë së Kosovës, Isa Mustafa, është duke e shqyrtuar kërkesën e deputetëve të LDK-së, të cilët kanë qenë kundër këtij versioni të demarkimit të kufirit, e të cilat kanë thënë se do ta votojnë shenjëzimin e vijës kufitare me fqinjin perëndimor, nëse drafti për demarkacion që shkon në Kuvend të përmbajë edhe një pikë të nenit që obligon Qeverinë e Kosovës që pas dy viteve ta rishqyrtojë një pjesë të vijës kufitare me Malin e Zi.

Kulla e Zhlepit dhe Çakorri janë zonat kufitare që këta deputetë duan të rishqyrtohen, pasi pretendohet se në këtë pjesë Kosova ka humbur disa hektarë tokë, që kanë kaluar në pronësi të Malit të Zi.

Veliu ka thënë se Qeveria nuk duhet të prishet në rast se nuk kalon demarkacioni, sepse “kjo nuk ka qenë pjesë e marrëveshjes në mes dy partnerëve që e kanë ndërtuar Qeverinë”.

“Qeveria është duke punuar dhe po i kryen punët dhe premtimet që i ka dhënë. Por, ajo që nuk po e kryen punën si duhet është Kuvendi i Kosovës. Në anën tjetër, e kemi një kusht të padrejtë që i është vënë Kosovës për ta marrë liberalizimin e vizave, siç është demarkacioni, e që ne duhet ta kryejmë sa më shpejt”, pati shtuar ai.

Marrëveshja më e përfolur dhe më e kundërshtuar deri më tani në Kosovë, pritet t’i nënshtrohet procedurës së ratifikimit nga deputetët, me gjithë kundërshtimet e opozitës dhe një numri të deputetëve nga partitë në pushtet.

Procedimin e kësaj marrëveshjeje në Kuvend e ka konfirmuar për media javën e kaluar, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Faton Abdullahu.

Ai ka thënë se kryeministri dhe Qeveria e Kosovës i kanë kryer të gjitha obligimet, si në aspektin procedural ashtu edhe atë profesional, që çështja e Demarkacionit të procedohet në Kuvend. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Fermerët alarmojnë për vjedhje të bagëtive, policia po i heton rastet

Fermerët alarmojnë për vjedhje të bagëtive, policia po i heton rastet

Sociale
Kalo në kategori