Pep Guardiola sinjalizon fundin e aventurës së Kevin De Bruyne tek Manchester City

Pep Guardiola ka pranuar se vendimi i tij për ta lënë Kevin De Bruynen në bankën rezervë në disfatën me rezultat 3-1 ndaj Real Madridit nuk ishte për shkak të një lëndimi.
De Bruyne nuk u aktivizua fare në ‘Santiago Bernabeu’, atë natë kur Kylian Mbappe shënoi një het-trik për ta udhëhequr Madridin drejt një fitoreje me rezultat të përgjithshëm 6-3 ndaj ‘Qytetarëve’.
Mesfushori belg në ndërkohë kishte luajtur për 84 minuta në ndeshjen e parë, por Guardiola vendosi që kishte opsione më të mira për ndeshjen e kthimit.
“Është vendimi im. Natyrisht ai mund të luajë ende në ndeshje të mëdha, ai luajti ndaj Madridit në shtëpi, natyrisht që mund të luajë”.
“Marrëdhënia me Kevin De Bruyne është e jashtëzakonshme. Nuk mund të jem mjaftueshëm falënderues për atë që ka bërë ai për mua, për skuadrën, për të gjithë”.
“Në kushte normale nuk flas me lojtarët, jo vetëm me Kevin, për arsyen pse nuk kanë luajtur. Ata nuk më pyesin pse kur unë vendos t’i lejojë të luajnë nga fillimi ose gjatë ndeshjes”.
“Është një vendim bazuar mbi atë çfarë kam parë për shumë arsye. Asnjëherë nuk është personale, asnjëherë nuk jam i zemëruar”.
“Por ndoshta për kërkesat, për mënyrën se si ne duhet të luajmë për shkak të mungesave. Ne kemi nevojë për një ndeshje me më shumë kontroll dhe jo me ngritje dhe rënie”, ka thënë Guardiola.
Komentet e Guardiolës për De Bruyne shtojnë edhe më shumë dyshime se ai do të largohet nga klubi në fund të sezonit.
Kontrata aktuale e De Bruynes skadon në muajin qershor të këtij viti dhe duket se palët nuk do ta zgjasin bashkëpunimin me njëri-tjetrin./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vendimi befasues i UEFA-s pas polemikave për penalltinë e Julian

Reali pritet ta emërojë trajnerin e ri para Kupës së Botës për klube, Ancelotti pritet të shkarkohet në fund të sezonit

Perez e ftoi Ancelottin për një takim urgjent pas humbjes turpëruese ndaj Arsenalit - zbulohen detajet se çfarë biseduan

Chelsea gjen sulmues për sezonin e ardhshëm, do të paguajnë 30 milionë për të

Flick zbulon se Yamal donte të zëvendësohej për t'i dhënë minuta Ansu Fatit

City po përgatitë ofertë për yllin e Milanit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Burri nga Kosova ther me thikë rëndë gruan e tij në sy të djalit 7-vjeç në Gjermani

Specialja i referohet "Kosovo i Metohija", avokati Bajraktari: Ka fakte që procesi është i manipuluar nga Serbia

Lajm jo të mirë për kosovarët që duan të punojnë në Gjermani

Flick zbulon se Yamal donte të zëvendësohej për t'i dhënë minuta Ansu Fatit

Quni pret kërkim falje nga Kurti për fjalën “hajvan”, për ta rishqyrtuar vendimin për konsultim

Grabitje e armatosur në Fushë Kosovë, policia jep detaje