LAJMI I FUNDIT:

Penza shpallet kampione e Kosovës

Penza shpallet kampione e Kosovës

Edhe zyrtarisht ka marrë fund dominimi i K.B Bashkimit dhe Universitetit të Prishtinës në basketbollin femëror, pasi për herë të parë Penza është shpallur kampione e Kosovës.

Suksesin pejanet e arritën në palestrën Sezai Surroi ku janë përballur me vajzat e Bashkimit, në sfidën të cilën e fituan me rezultat 93:67.

Ishte sekretari i FBK-së, Nasmi Paçarada ai që ia dorëzoi trofeun kapitenes së Penzës, Rajmonda Krasniqi për të vazhduar më pas festën para atyre pak tifozëve që udhëtuan nga Peja. /Telegrafi/