LAJMI I FUNDIT:

Penza nuk luan deri në janar

Penza nuk luan deri në janar

Kërkesa e basketbollisteve të Penzës drejtuar Federatës së Basketbollit të Kosovës për t’i mundësuar të kalojnë në ndonjë skuadër tjetër para afatit kalimtar të janarit është pamundësuar nga bordi i FBK-së. Kështu bëri të ditur për Arena sekretari, Jeton Nixha.

“Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës, pas kërkesës e cila i është bërë, ka marrë vendim që të mos lejojë të luajnë deri në janar dhe pasi të hapet afati kalimtar atëherë do të kenë mundësi të kërkojnë skuadër të re”, u shpreh Nixha.

E pas këtij vendimi, Arbnore Përquku, tha se tashmë do të kërkojnë zgjedhje nga klubi i Penzës. “Ne nuk mund të qëndrojmë për më shumë se dy muaj pa luajtur basketboll. Ne kur jemi liruar na është bërë e ditur se do të mund të transferohemi te ndonjë skuadër tjetër. Pas këtij vendimi ne do të kërkojmë të na bëhet ndonjë zgjedhje nga Penza, pasi nuk mund të qëndrojmë kështu”, deklaroi Përquku.

Penza ka liruar të gjitha lojtaret kryesore për shkak të kushteve të vështira financiare dhe pas tërheqjes së sponsorit të klubit. /Tribuna/Telegrafi/