LAJMI I FUNDIT:

Pengesë e re për ndërtimin e deponisë në rajonin Jugperëndimor dhe Pellagoni

Pengesë e re për ndërtimin e deponisë në rajonin Jugperëndimor dhe Pellagoni

Pavarësisht premtimeve të Qeverisë se deponia rajonale për rajonin Jugperëndimor dhe Pellagonisë, e cila duhet të ndërtohet në fshatin Novaci të Manastirit, do të jetë gati në fund të vitit 2024, por siç qëndrojnë gjërat, kjo vështirë se do të jetë e mundur. Komuna e Novacit ka kushtin e saj, pa realizimin e të cilit nuk do ta lejojë këtë, edhe pse nuk janë kundër ndërtimit të një deponie moderne.

“Një nga kushtet kryesore është që të bëhet seksion i veçantë rrugor, i cili do të çojë në deponinë rajonale dhe kështu do të shmangim fluksin e automjeteve që do të lëviznin deri në këtë deponi përmes zonave të banuara, që janë brenda komunës sonë, sidomos Novaci. Nëse nuk ndërtohet aksi rrugor, do ta bëjmë çmos të mos realizohet”, tha Stevçe Stevanovski- kryetar i komunës së Novacit.

Sipas vlerësimeve, 40 kamionë me mbeturina komunale nga të gjitha komunat do të kalonin çdo ditë në këtë pjesë rrugore.


“Aktualisht ka ngecje për shkak të lokacionit të zgjedhur në komunën e Novacit. Komuna ka kërkesa të caktuara që të përfundojë transferimi dhe formimi i asaj deponie”, u shpreh Kirill Pecakov- kryetar i komunës së Ohrit.

Nga Ministria e mjedisit thonë se javën e kaluar në Kuvend është miratuar Ligji i kredisë për financimin e projektit rajonal për mbeturinat e forta në vend. Së shpejti do të nënshkruhet marrëveshja me Bankën Evropiane për rindërtim dhe zhvillim për 55 milionë euro për ndërtimin e deponive në të pesë rajonet e vendit. Projekti do të realizohet deri në vitin 2025.

“Projekti parashikon zgjidhje shtesë dhe sigurimin e një rruge të veçantë hyrëse në deponitë sanitare, e cila do të plotësojë kërkesat e komunave”, thonë nga Ministria e mjedisit.

Në pjesën e parë të projektit përfshihen rajonet e Pellagonisë dhe ajo Jugperëndimore. I njëjti përfshin stacionet në Dibër, Kërçovë, Ohër, Prilep dhe Manastir, qendra grumbullimi për mbeturinat e përzgjedhura, mbylljen e deponisë së Novacit dhe hapjen e një deponi të re sanitare./Alast/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori