LAJMI I FUNDIT:

Pendarovski: Viti 2020 më i vështiri që nga pavarësia, pandemia dëshmoi se jemi të lëndueshëm

Pendarovski: Viti 2020 më i vështiri që nga pavarësia, pandemia dëshmoi se jemi të lëndueshëm

“Viti 2020 ishte një nga vitet më të vështira të pavarësisë maqedonase. E kaluam në tension të vazhdueshëm midis frikës dhe shpresës. Kishim frikë për shëndetin dhe jetën tonë. Ishim të shqetësuar edhe për ekonominë, për vendet e punës, shumë plane personale dhe profesionale janë shtyrë. Por, më tragjikja nga gjithçka, kanë humbur shumë jetë njerëzore”.

Këtë e tha presidenti Stevo Pendarovski në urimin e tij me rastin e festave të fundvitit. Ai tha se kjo pandemi dëshmoi se “jemi të lëndueshëm si njerëz”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Pandemia dëshmoi se jemi të lëndueshëm si njerëz. Njëkohësisht zbuloi edhe shumë dobësi sistematike që janë burim i pabarazisë dhe padrejtësisë sociale. Nuk është ngushëllim që këto dobësi u dëshmuan edhe në shumë vende në botë, jo vetëm te ne. Por, në të gjithë këtë dhimbje dhe frikë nëpër të cilat kaluam, kishim edhe arsye për shpresë”.


“Këtë shpresë na e dhanë heronjtë tanë, punonjësit shëndetësorë, të cilët luftojnë përditë, me sakrificë për shëndetin dhe jetën e çdo pacienti, madje edhe natën e Vitit të Ri”, u shpreh Pendarovski duke uruar që në vitin 2021 të kemi të kemi shëndet, vetëm shëndet, që të mund t’i realizojmë të gjitha dëshirat tona./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori