LAJMI I FUNDIT:

Pendarovski do të marrë pjesë në sesionin e 76-të të Asamblesë së përgjithshme të Kombeve të Bashkuara

Pendarovski do të marrë pjesë në sesionin e 76-të të Asamblesë së përgjithshme të Kombeve të Bashkuara

Presidenti Stevo Pendarovski prej sot do të qëndrojë për vizitë pune në SHBA, me rastin e pjesëmarrjes në sesionin e 76-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork.

Të enjten, 23 shtator, shefi i shtetit do të ketë fjalim në Debatin e përgjithshëm të sesionit të 76-të Asamblesë së Përgjithshme të KB-së, e cila mbahet në temë “Ndërtimi i rezistencës përmes shpresës – rimëkëmbje nga Kovid-19, rimëkëmbje e qëndrueshëm, përgjigje e nevojave të planetit, respektim të të drejtave të njerëzve dhe revitalizimi i Kombeve të Bashkuara”.

Siç kumtoi Kabineti i presidentit, në kuadër të pjesëmarrjes në Asamblenë e Përgjithshme të KB-së, Pendarovski është planifikuar të takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të KB-së Antonio Guteresh, si dhe takime dypalëshe me shefat e shteteve dhe qeverive, pjesëmarrës në Asamblenë e Përgjithshme.


Pendarovski në Nju-Jork do të marrë pjesë në Samitin global virtual për luftën kundër Kovid-19: Fundi i pandemisë dhe rimëkëmbja, si dhe Takimi i 20-të i Nivelit të Lartë i organizuar nga Qendra Ndërkombëtare Nizami Gandzavi me temën “Çfarë do të thotë paqja dhe stabiliteti në Shekulli 21? “.

Në kuadër të aktiviteteve në Nju-Jork, është paraparë që presidenti Pendarovski të realizojë takime me drejtoreshën ekzekutive të UNDPA-së, Natali Kanem, si dhe me përfaqësues të diasporës, ndërsa do të ketë takime edhe me përfaqësues të “Maqedonia 2025” dhe të Komitetit amerikano-hebraik në Nju-Jork.

Në trend Lajme

Më shumë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Drejtësi
Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Lajme
KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Politikë
Kurti uron Merzin për fitoren në Gjermani: Presim të thellojmë bashkëpunimin

Kurti uron Merzin për fitoren në Gjermani: Presim të thellojmë bashkëpunimin

Lajme
Kalo në kategori