LAJMI I FUNDIT:

Pendarovski: Përveç anëtarësimit në BE, format tjera të partneritetit janë të papranueshme

Pendarovski: Përveç anëtarësimit në BE, format tjera të partneritetit janë të papranueshme

“Për ne nuk ekziston alternativë më e mirë nga integrimi në BE dhe për atë të gjitha opsionet tjera për partneritete strategjike ose speciale janë të pamundura dhe të papranueshme”.

Këtë e theksoi presidenti Stevo Pendarovski, në një intervistë për “Al Jazeera Balkan”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai thotë se alternativa dhe mundësi ka shumë, megjithatë më të përmbajtura, më efikase për këtë lokacion gjeografik të Ballkanit me strukturë të tillë heterogjene të popullatës nuk ekziston.


“Atë e tregojnë të gjitha analizat objektive dhe reale. Është përmendur se ne jemi pjesë e fqinjësisë së mirë. Fqinjësia e mirë në lidhje me BE-në është kategori tjetër, tërësisht status tjetër i shteteve, ajo lidhje. Ne nuk jemi fqinj, ne jemi pjesë strukturore dhe gjeografike, por edhe pjesë institucionale e Evropës. A do të jemi anëtare dhe kur do të jemi varet nga plotësimi i kritereve. Megjithatë ne nuk jemi fqinj, tërë Ballkani Perëndimor nuk është trajtuar si fqinj i BE-së, por si pjesë e BE-së, përkatësisht pjesë e cila një ditë do të bëhet pjesë edhe e Evropës institucionale”, deklaroi Pendarovski.

Ai tha se e papranueshme është edhe ideja për partneritet special të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Kjo sërish nuk është anëtarësim. Ne nuk mund të mashtrohemi me partneritete të veçanta. Ne na duhet Evropë për shkak të vlerave, nuk na duhet vetëm për shkak të tregut. Ne na duhen parimet sipas të cilave rregullohen shoqëritë e suksesshme t’i miratojmë sikur tonat që të prosperojmë. Me këto forma alternative të miratimit ne nuk mund të prosperojmë”, vlerëson shefi i shtetit.

Opsionet e tilla, siç potencon, përveç Francës, edhe një deri dy vende tjera, askush nuk i përmend. Paralajmëron edhe në problemet ende të pazgjidhura të Ballkanit për shkak të së cilave BE-ja duhet të jetë me orientim më strategjik drejt rajonit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Lajme
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

Lajme
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Lajme
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Lajme
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Lajme
“Trump, mos na dërgoni te thikat e kasapit në Kabul”: Vendimi i presidentit amerikan mban të bllokuar afganët në Shqipëri

“Trump, mos na dërgoni te thikat e kasapit në Kabul”: Vendimi i presidentit amerikan mban të bllokuar afganët në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori