LAJMI I FUNDIT:

Pendarovski: Nuk ka njoftime nëse Bullgaria do të na bllokojë në bisedimet me Bashkimin Evropian

Pendarovski: Nuk ka njoftime nëse Bullgaria do të na bllokojë në bisedimet me Bashkimin Evropian

Kryetari i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski tha se nuk ka njoftime nga krerët shtetërore se ata do ta bllokojnë dhënien e datës për nisjen e bisedimeve me Bashkimin Evropian.

“Nuk ka asnjë njoftim nga ndonjë faktor relativ nga Bullgaria, qoftë kryetar, qoftë nga Qeveria dhe ministrat relevant, se Bullgaria do të na bllokojë ka mesi i këtij muaji kur ne presim datë për nisjen e bisedimeve”, tha Pendarovski, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ai shtoi se Bullgaria ka të drejtë të kërkojë për shkak se ato tashmë janë të anëtarësuar në Bashkimin Evropian.


“Ata që janë brenda kërkojnë apo vendosin kushte për ata që janë jashtë”, tha mes tjerash Pendarovski.

Ndryshe, më herët krerët shtetëror me ftesë të presidentit bullgar kishin mbledhje për të diskutuar se çfarë do të bëhet në mes të tetorit kur Maqedonia e Veriut pret nisjen e bisedimeve ndërsa Komisioni i Përbashkët ende nuk ka përfunduar me zgjidhjen e problemeve të historisë.

Ndërkaq zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Ekatarina Zakharieva deklaroi se përkrahja për Maqedoninë e Veriut në rrugën e saj euroatlantike asnjëherë nuk ka qenë pa kushte. Sipas saj ka një kusht i qartë dhe ky kusht është marrëdhëniet e mira fqinjësore./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buzhala paralajmëron padi për

Buzhala paralajmëron padi për "gurthyesin": Jam shty me Hashim Thaçin e jo me Xhelal Sveçlën

Lajme
Sveçla pas aksionit të Policisë në veri: Po zgjatet lista e kriminelëve të strehuar në Serbi

Sveçla pas aksionit të Policisë në veri: Po zgjatet lista e kriminelëve të strehuar në Serbi

Lajme
Tiranë: Vetura mbeti e bllokuar në trafik për shkak të protestës, qytetarja lind fëmijën në automjet

Tiranë: Vetura mbeti e bllokuar në trafik për shkak të protestës, qytetarja lind fëmijën në automjet

Lajme
Vuçiq reagon pas vendimit të Kosovës për heqjen e kufizimit për mallrat nga Serbia

Vuçiq reagon pas vendimit të Kosovës për heqjen e kufizimit për mallrat nga Serbia

Lajme
'Subvencionet 1', dëshmitari: Kam mbajtë 1 vit burg me ju bo mirë hajnave të shtetit

'Subvencionet 1', dëshmitari: Kam mbajtë 1 vit burg me ju bo mirë hajnave të shtetit

Drejtësi
Profesori serb: Që nga viti 1997 erdha prap në Prishtinë, i kërkoj falje popullit të Kosovës për humbjet dhe dhimbjet nga Serbia

Profesori serb: Që nga viti 1997 erdha prap në Prishtinë, i kërkoj falje popullit të Kosovës për humbjet dhe dhimbjet nga Serbia

Lajme
Kalo në kategori