LAJMI I FUNDIT:

Pendarovski në takim me Petkovin: Nevojitet rikthimi i besimit mes dy qeverive

Pendarovski në takim me Petkovin: Nevojitet rikthimi i besimit mes dy qeverive

Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski në takim me kryeministrin bullgar, Kiril Petkov u shpreh se nevojitet rikthimi i besimit mes dy qeverive.

Kjo, siç njoftojnë nga kabineti i Pendarovskit, do të kontribuojë në përforcimin e marrëdhënieve të mira fiqnjësore dhe dialogut politik.

“Tejkalimi i moskuptimeve të ndërsjella është e rëndësishme për integrimet evropiane të Maqedonisë si dhe neutralizim të tendencave negative dhe euroskepticzimit që rriten në rajon”, u shpreh Pendarovski.


Ai theksoi se fqinjësia e mirë nënkupton edhe respektimin e parimit të barazisë mes dy palëve dhe se ka vullnet politik që dialogu të vazhdojë.

“Në takim u bisedua me mundësitë e avancimit të bashkëpunimit bilateral në disa sfera duke pasur parasysh se vendet janë fqinje dhe aleatë në NATO. Në këtë drejtim, presidenti shprehi mbështetje edhe për dialogun e nisur mes dy qeverive, për gjetjen e propozimeve konkrete si dhe përpjekjet për intensifikimin e bisedimeve me qëllim që të arrihen rezultatet e matshme që janë në interes të qytetarëve”, thuhet në njoftimin e kabinetit të Pendarovskit.

Sipas tij, fillimi i bisedimeve për Maqedoninë e Veriut paraqet përfitime të prosperitetit dhe stabilitetit në rajon dhe kjo do të ndikojë në avancimin e bashkëpunimit në ekonomi, këmbinm tregtar, ndërlidhje infrastrukturore dhe bashkëpunim në arsim, shëndetësi dhe kulturë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Lajme
Austria lehtëson procedurat e konvertimit të patentë-shoferëve të Kosovës, nga 1 marsi nuk do të ketë provim praktik të vozitjes

Austria lehtëson procedurat e konvertimit të patentë-shoferëve të Kosovës, nga 1 marsi nuk do të ketë provim praktik të vozitjes

Lajme
​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Lajme
Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori