LAJMI I FUNDIT:

Pendarovski: Lufta kundër terrorizmit duhet të jetë gjithëpërfshirëse, ndër-sektoriale dhe sistematike

Pendarovski: Lufta kundër terrorizmit duhet të jetë gjithëpërfshirëse, ndër-sektoriale dhe sistematike

Presidenti Stevo Pendarovski sot përmes një video mesazhi e drejtoi forumin rajonal “Organizatat jofitimprurëse dhe vlerësimi i rrezikut – angazhimi dhe mësimet e marra për zbatim efektiv”. Organizatorët e forumit janë Drejtoria për inteligjencë financiare pranë Ministrisë së Financave dhe Qendra Evropiane për të Drejtë Jofitimprurëse dhe shoqata Konekt, ndërsa është mbajtur me rastin e prezantimit të Raportit mbi vlerësimin e kryer për rrezikun nga financimi i terrorizmit për organizatat jofitimprurëse në vend.

Pendarovski, siç kumtoi kabineti i tij, vlerësoi se raporti është shumë i rëndësishëm për ne, si një grup praktikash të mira të njohura ndërkombëtarisht që përfaqësojnë një mundësi të shkëlqyeshme për shkëmbimin e përvojave dhe njohurive. Presidenti Pendarovski shprehu shpresën që vitin e ardhshëm Manival do të kryejë një vlerësim rigoroz të të gjithë sistemit shtetëror dhe gatishmërinë e tij për t’i njohur rreziqet e pastrimit të parave.

“Ky raport për vlerësimin e kryer të rrezikut të financimit të terrorizmit për organizatat jofitimprurëse në vendin tonë jep shpresë se me zbatimin e rekomandimeve do ta bëjmë sistemin më të fortë dhe më të përgatitur për t’u ballafaquar me kërcënimin nga terrorizmi dhe burimet e paligjshme për financimin e tij,” tha Presidenti Pendarovski, duke shtuar se në këtë mënyrë ne do ta përforcojmë besimin e qytetarëve dhe partnerëve tanë evropianë në kapacitetin dhe integritetin e institucioneve kompetente vendase si bartës kryesorë të konceptit të qeverisjes së mirë.


Pendarovski, siç theksohet, e theksoi nevojën për mekanizma për njohjen e hershme të financimit të terrorizmit nga organizatat që fshihen pas emrave zyrtarë të sektorit joqeveritar.

“Opinioni maqedonas duhet të informohet dhe edukohet siç duhet për aktivitetet e organizatave jofitimprurëse, të cilat, nga ana tjetër, duhet ta përforcojnë kapacitetin e tyre për t’i njohur rreziqet që vijnë nga larja e parave dhe financimi i terrorizmit”, shtoi Presidenti Pendarovski.

Sipas Presidentit Pendarovski, lufta kundër terrorizmit duhet të jetë gjithëpërfshirëse, ndër-sektoriale dhe sistematike. “Ne duhet t’i forcojmë aftësitë tona aktuale dhe të=a ndërtojmë rezistencën e sistemeve tona të sigurisë dhe financiare ndaj sulmeve të mundshme terroriste”, nënvizoi Presidenti Pendarovski, duke theksuar se kjo është përgjegjësia jonë, jo vetëm si një anëtare e NATO-s dhe kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por si përparësi e jona shtetërore”, tha Pendarovski.

Në trend Lajme

Më shumë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori