LAJMI I FUNDIT:

Pendarovski: Jemi të gatshëm për të zgjidhur kontestin me Bullgarinë

Pendarovski: Jemi të gatshëm për të zgjidhur kontestin me Bullgarinë

Është e nevojshme të identifikohet bashkëbiseduesi nga pala bullgare, ne jemi të gatshëm për të zgjidhur mosmarrëveshjen, tha Presidenti Stevo Pendarovski në Bruksel.

Ai thotë se problemi më i madh me Bullgarinë për momentin është se nuk ka konsensus të plotë për organizimin e konferencës së parë ndërqeveritare, pasi zgjedhjet në Bullgari përfunduan me një epilog të paqartë.

“Është e nevojshme të fillojmë bisedimet për të identifikuar bashkëbiseduesin nga pala bullgare dhe ne jemi gati të zgjidhim mosmarrëveshjen bilaterale me fqinjin tonë”, tha Pendarovski, nga selia e Bashkimit Evropian.


Kjo është vizita e dytë e Pendarovskit në institucionet më të larta evropiane në dy vitet e fundit dhe ai u takua me zyrtarë të lartë të BE, duke filluar me Presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel, Ministrin e Jashtëm të BE Josip Borrell, Presidentin e Parlamentit Evropian., David Sassoli, gjithashtu edhe me Komisionerin për Zgjerim Oliver Varhelyi.

Pendarovski bisedoi me bashkëbiseduesit e tij në lidhje me mosmarrëveshjen bilaterale me Republikën e Bullgarisë, pandeminë e coronavirusit dhe pasojat me të cilat përballen vendet evropiane, si dhe nivelin e lartë të korrupsionit në vend dhe reformat./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Kalo në kategori