LAJMI I FUNDIT:

Pemët dhe perimet kundër limfomës

Pemët dhe perimet kundër limfomës

Një studimi realizuar së fundmi në Klinikën Mayo të Minnesotas, që ka përcjellë paraqitjen e limfomës (kancer i sistemit limfatik) te 35.000 femra të moshave ndërmjet 55 dhe 69-vjeç, ka dhënë disa rezultate mjaft interesante.

Incidenca (paraqitja) e limfomës gjatë kohës së përcjelljes, ka qenë dukshëm më e vogël te femrat të cilat janë ushqyer rregullisht me pemë dhe perime, të cilat janë të pasura me minerale dhe vitamina.

Në fakt, të dhënat e publikuara në revistën International Journal of Cancer, efektin e fuqishëm antioksidues ia përshkruajnë vitaminës C, alfa-karotenit, protoantocianideve dhe manganit.

Vitamina C ka zvogëluar shfaqjen e limfomës për 22%, alfa-karoteni për 29%, protoantocianidet për 30%, ndërsa mangani për 38%. /Telegrafi/


Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori