LAJMI I FUNDIT:

Pemë dhe perime të freskëta gjatë gjithë vitit

Pemë dhe perime të freskëta gjatë gjithë vitit

Rahoveci, Mamusha, Prizreni dhe Suhareka tashmë kanë një pikë grumbulluese për pemë dhe perime, projekt ky që ka kushtuar 339 mijë euro dhe është financuar nga Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian dhe Komuna e Rahovecit, e që është hapur në Xërxë të Rahovecit. Kjo pikë grumbulluese do të jetë për rajonin Jug, dhe ka kapacitete deri në 300 tonë me frigoriferët ku mund të ruhet perimet e freskëta.

Ministri i Bujqësisë, Blerand Stavileci tha se gradualisht po merr fund shitja e produkteve gjatë pikut sezonal dhe, sipas tij, fermerët përmes pikave grumbulluese do të përfitojnë shumë. “Gjithmonë në periudhat jashtë sezonale fermerët tanë kanë qenë të detyruar t’i shesin produktet e tyre gjatë pikut sezonal, për arsye se nuk kanë pasur se ku t’i ruajnë ato dhe rrjedhimisht duke mos pasur mundësi që të krijojnë të ardhura, ashtu siç do të kenë mundësi duke përfituar drejtpërdrejt edhe nga kjo qendër grumbulluese dhe nga të gjitha tjerat që ekzistojnë apo që do të ndërtohen në të ardhmen anë e mban Kosovës”, theksoi Stavileci.

Ndërsa menaxheri i projektit, Fehim Krasniqi ka treguar kapacitetet e kësaj pike grumbulluese por ka folur edhe për numrin e të punësuarve. Sipas tij, aktualisht, në këtë pikë, janë punësuar 10 persona, ndërsa në sezon do të punësohet edhe 30 deri në 40 të tjerë. “Kapacitet e qendrës grumbulluese janë dy deri në tre tonë klasifikim në orë, ndërsa kapacitet ruajtëse janë nga 250 deri në 300 tonë. Ka kapacitete ftohëse, dy frigoriferë deri në 800 metra ku mund të ruhen këta tonë me perime të freskëta. Ky projekt është financuar nga Komisioni Evropian ku vlera e tij ka qenë 339 mijë euro, ku Komuna e Rahavecit ka participuar me 40 mijë euro”, u shpreh ai.

Përfaqësuesit e Komisionit Evropian kanë pohuar se kjo qendër është shumë e rëndësishme meqë me kapacitetet dhe pajisjet e veta, mundëson që produktet të mos shiten gjatë sezonit kryesor por nëpërmjet frigoriferëve mundësohet ruajtja e tyre, kurse shitja në një moment më të favorshëm.


Në kuadër të këtij projekti gjithashtu ka pasur edhe trajnime për fermerët se si t’i ruajnë dhe t’i grumbullojnë produktet e tyre, e t’i shesin në një kohë kur ekzistojnë më pak në treg. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Botë
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Ekonomi
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Drejtori i Investimeve Kapitale në Prishtinë reagon ashpër ndaj Muratit, e quan

Drejtori i Investimeve Kapitale në Prishtinë reagon ashpër ndaj Muratit, e quan "këlysh të shefit" dhe "adoleshent"

Ekonomi
Kalo në kategori