LAJMI I FUNDIT:

Pellegrini lavdëron Barcelonën

Pellegrini lavdëron Barcelonën

Trajneri i Real Madridit, Manuel Pellegrini, pajtohet me rivalin e tij të Barcelonës, Pep Guardiola, se të dyja ekipet meritojnë të shpallen kampionë.

“Ata kanë pasur një sezon impresiv, një vit të shënuar për të dyja klubet, por Liga nuk mund të ndahet. Barcelona kurrë nuk ka pasur kaq shumë pikë, e as ne”.

“Ndjej se të dy ekipet janë kampionë, por mund të ketë vetëm një dhe shpresojmë se ai do të jetë Real Madridi”, ka thënë Pellegrini. /Telegrafi/