LAJMI I FUNDIT:

Peja transferon yllin Frederick House (Video)

Peja transferon yllin Frederick House (Video)

KB Peja vazhdon përforcimin e saj për edicionin e ardhshëm të BKT Superligës së Kosovës në basketboll, e sidomos për pjesëmarrjen në Ligën Ballkanike. Të dielën pasdite faqja zyrtare e klubit në Facebook ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me amerikanin e njohur, Frederick House.

House ka luajtur në D-League të Amerikës, e cila është edhe liga e zhvillimit të NBA-së. Po ashtu, House ka luajtur edhe në shumë ekipe të mirënjohura si: Wildcats, Partizan, Lietuvos Rytas, Tau Vitoria, Pamesa Valencia, Lokomotiv Rostov, Azovmash, Dnipro, dhe së fundmi në Texas Legends.

Ai ka përvojë të madhe në ligën më të fortë evropiane, Euroleague, ndërsa e karakterizojnë depërtimet e tij të jashtëzakonshme si dhe gjuajtjet precize.

Me këtë super-transferim, Peja i ka kthyer sado pak përgjigje Sigal Prishtinës, e cila së fundmi ka transferuar super-basketbollistin, Kendrick Jones.


Për të njohur më shumë me Fred House, ndiqeni videon në vazhdim:

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Real Madridi përballet me sanksione të mëdha pasi 'shumica e futbollit spanjoll' kërkon ndëshkim gjatë takimit zyrtar

Real Madridi përballet me sanksione të mëdha pasi 'shumica e futbollit spanjoll' kërkon ndëshkim gjatë takimit zyrtar

La Liga
Modric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën

Modric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën

Ndërkombëtare
Dashuri në short, por jo në ndeshje - Kosova U21 luan ndaj tri shteteve që nuk e njohin, dy nga to ‘armike’ pas sjellëve raciste

Dashuri në short, por jo në ndeshje - Kosova U21 luan ndaj tri shteteve që nuk e njohin, dy nga to ‘armike’ pas sjellëve raciste

Përfaqësuesja e Kosovës
Martin Zubimendi gjithnjë e më afër transferimit në Ligën Premier

Martin Zubimendi gjithnjë e më afër transferimit në Ligën Premier

Premier League
Kosova U21 mëson kundërshtarët për Euro 2027 që zhvillohet në Shqipëri dhe Serbi

Kosova U21 mëson kundërshtarët për Euro 2027 që zhvillohet në Shqipëri dhe Serbi

Përfaqësuesja e Kosovës
Presidenti i La Ligas zbulon hapur çfarë i kërkoi Perez, por

Presidenti i La Ligas zbulon hapur çfarë i kërkoi Perez, por "nuk i kushtoi vëmendje"

La Liga
Kalo në kategori