LAJMI I FUNDIT:

Peja merr pikën e humbësit

Peja merr pikën e humbësit

Takimi ndërmjet Galil Gilboas dhe Pejës është regjistruar 20:0 për vendasit, derisa pejanëve iu ka takuar pika e humbësit. Kampionia e Kosovës nuk i ka shuar gjasat për ‘play-off’.

Ndeshja Galil Gilboa-Peja është regjistruar me rezultat zyrtar 20:0 për vendasit, pasi pejanët nuk mundën të sigurojnë vizat. Por, ‘verdhezinjtë’ kanë marrë pikën e humbësit. Tani shpresa e tyre është fitorja ndaj Balkanit për të hyrë në ‘play-off’.

Kryetari i Pejës, Art Gashi, ka thënë se ka marrë përgjigje nga zyrtarët e Ligës Ballkanike. “Kemi marr përgjigje nga zyrtarët e Ligës Ballkanike. Ndeshja do të regjistrohet me rezultat zyrtar 20:0, derisa neve do të na takojë pika e humbësit. Kjo është më e mira nga e gjithë kjo situatë e krijuar. Ka qenë e pamundur t’i marrim vizat, pasi Ambasada në Izrael është në grevë. Përgjegjësia na ka takuar neve. Ne kemi kërkuar vizat që nga 1 marsi, por ata kanë qenë në grevë”, ka thënë Gashi për ‘Sport Plus’.

“Ne kemi kontaktuar edhe me zyrtarët e FIBA-s, por ndeshja ka qenë e pamundur të zhvillohet. Për këtë punë është angazhuar edhe drejtori sportiv Shay Shtriks. Kështu na është mundësuar pika e humbësit edhe pse është kundër rregulloreve të FIBA-s. Orari i Ligës Ballkanike dhe i Ligës Izraelite është shumë i ngjeshur. Për këtë arsye, vendasit nuk kanë pranuar të luajnë në terren neutral apo që ndeshja të shtyhet për një datë tjetër”, theksoi kryetari i klubit pejan.


Tani shpresa e pejanëve është fitorja ndaj fitorja në ndeshjen e fundit ndaj Balkanit. “Ne do të kërkojmë fitore në ndeshjen e fundit për të siguruar një vend në top-6. Kjo skuadër pritet të sigurojë ‘play-offin’ dhe nuk i nevojitet fitorja si neve. Gjatë fundit të kësaj jave presim të përforcohemi edhe me një lojtar të huaj në pozitën 2. Ai do të luajë ndaj Balkanit dhe është në prova deri më 27 mars. Pas kësaj ndeshje do të dihet sa i përket lojtarit të huaj”, përfundoi Art Gashi. /SportPlus/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pamje nga dy kënde: A u dëmtua Liverpooli nga gjyqtari Michael Oliver përballë Evertonit?

Pamje nga dy kënde: A u dëmtua Liverpooli nga gjyqtari Michael Oliver përballë Evertonit?

Premier League
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Henry, Carragher dhe Richards, të gjithë bien dakord se kush do ta fitojë Topin e Artë 2025

Henry, Carragher dhe Richards, të gjithë bien dakord se kush do ta fitojë Topin e Artë 2025

Ndërkombëtare
Icardi u tall me të në rrjetet sociale, Mourinho ia kthen në mënyrë thumbuese argjentinasit

Icardi u tall me të në rrjetet sociale, Mourinho ia kthen në mënyrë thumbuese argjentinasit

Ligat tjera
Arsyeja e trishtueshme pse Virgil van Dijk nuk e ka mbiemrin e tij në pjesën e pasme të fanellës së Liverpoolit

Arsyeja e trishtueshme pse Virgil van Dijk nuk e ka mbiemrin e tij në pjesën e pasme të fanellës së Liverpoolit

Premier League
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori