LAJMI I FUNDIT:

Peja largohet edhe nga Superliga

Peja largohet edhe nga Superliga

Klubi i Pejës ka vendosur të mos i vazhdojë as garat kampionale, pasi Komisari i Garave mori vendim që të luhet ndeshja finale e IPKO Kupës. Këtë e ka konfirmuar Art Gashi, i cili ka drejtuar një varg akuzash ndaj Federatës së Basketbollit të Kosovës, gjyqtarëve të ndeshjes dhe klubin e Prishtinës.

Rivaliteti ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Pejës shumë herë ka kaluar kufijtë. Kështu ndodhi edhe të shtunën në Gjakovë në gjysmëfinale të IPKO Kupës së Kosovës në basketboll. Në këtë ndeshje ndodhi gjithçka. Që nga sharjet, rrahjet, hedhjet e gjësendeve, arrestimet, lëndimet e demolimet. Të dy tifozeritë ‘Shqiponjat’ dhe ‘Plisat’ ishin në këtë përballje, derisa tifozët vendas përkrahnin ekipin pejan. Në këtë përballje ishte e pranishme edhe kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, para të cilës ndodhën këto skena.

Kryetari i Pejës, Art Gashi, nuk është shprehur i penduar që ka larguar ekipin nga fusha, madje ka thënë se është vendimi më i mirë që kanë marrë ndonjëherë. “Aspak nuk i kam rënë pishman. Është vendimi më i mirë që kemi marrë ndonjëherë. Kryesia e Prishtinës po ka ndikim te gjyqtarët e ndeshjes dhe te Bordi i FBK-së. Unë jam ndëshkuar dy herë me gabime teknike me të drejtë, pasi kam sharë gjyqtarin, por sharje ka pasur edhe nga Prishtina e për ata nuk ka pasur gabime teknik. Njëri nga lojtarët më të mirë tonë dhe më me përvojë, Frederick House, është dorëzuar përballë gjyqtarëve e çka mund të thuhet më shumë. Një lojtar si ai me përvojë kur ankohet te gjyqtarët e ndeshjes”, ka thënë Gashi për ‘Sport Plus’.

“Janë larguar ‘Shqiponjat’ në mënyrë të padrejtë. Ne nuk mund të luajmë pa tifozë. Ata kanë paguar autobusin dhe biletën për të hyrë. Nëse do të kishin faj, do të ishte në rregull, pasi ne kemi mundur Prishtinën edhe pa shikues, por jo të largohen në atë mënyrë. Disa herë na kanë dëmtuar. Kjo është turp”, vazhdoi më tej kryetari i pejanëve.


Largohen edhe nga garat kampionale

Gashi kishte shumë akuza. “I njëjti gjyqtar ka qenë edhe në ndeshjen e parë kur është zhvilluar në Pejë. Dikush është duke u munduar që të ngritë një klub si CSKA Moskën në Rusi në kohën e Partisë Komuniste, por më pas e kanë lënë edhe në gjendje më të mjerueshme. Ne nuk i frikësohemi të vërtetës. Ne nuk kemi nxjerrë armë në palestër. Të tjerët janë ata që duhet të frikësohen”, nënvizoi ai.

Art Gashi bëri të ditur se janë tërhequr nga garat kampionale. “Pasi që është zhvilluar ndeshja finale e Kupës, ne tërhiqemi edhe nga kampionati. Nuk kemi çka të kërkojmë më në këtë ligë. Unë do të njoftoj edhe Ligën Ballkanike dhe do t’iu tregoj për rastin e së shtunës. Ne mundemi të tërhiqemi si kryesi, dhe të vazhdojnë të tjerët të merren me këtë Federatë. Asnjëri nga lojtarët nuk do të largohet. Ata kanë dhënë maksimumin në ndeshjen e fundit, por dikush tjetër është duke i penguar”, përfundoi Art Gashi.

Turp për basketbollin e Kosovës

Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Erolld Belegu, ngjarjet e të shtunës i quajti të turpshme. “Kjo është e dëmshme për basketbollin e Kosovës. Është turp ajo që ka ndodhur. Peja është dashur të bëj një vlerësim më real e jo kryesia të jenë më tifoz se tifozët. Kjo nuk është mirë as për Pejën dhe as për basketbollin e Kosovës. Për akuzat e Pejës nuk kam koment”, deklaroi Belegu për gazetën tonë.

Lëndime, arrestime, demolime…

Ndërkohë, jashtë palestrës ndodhën shumë arrestime, lëndime e demolime. Njëri nga anëtarët e kryesisë së ‘Plisave’, ka thënë se janë arrestuar 25 tifozë prishtinas deri pesë kanë mbetur të lënduar. “Kemi pasur provokime nga tifozët vendas dhe nga Policia e Mitrovicës. Ne nuk marrim përgjegjësinë për veturat e demoluara. 25 tifozë prishtinas janë arrestuar nga Njësia Speciale. Nuk e di kur do të lirohen. Kemi pasur sharje e maltretime nga Policia. Njërit i është thyer dorë e tjetrit këmba, por ata nuk arrestuar e janë liruar menjëherë. 4-5 tifozë kanë mbetur të lënduar të shtunën e më pas janë liruar nga spitali”, ka thënë ky anëtar i kryesisë.

Ndërkohë, Komisari i Garave, ka marr vendim edhe sa i përket ndeshjes gjysmëfinale. “Për shkak të braktisjes së fushës së lojës pa paralajmërim dhe mosparaqitjes pas kohës së kaluar prej 3 Tajm auta (tek rezultati 52:48 dhe koha 27:56) KB Peja dënohet me 1 mijë euro. Sjelljet e shikueseve: sportive deri në minutën e 28 të ndeshjes kur edhe filluan hedhjet e gjësendeve të forta në fushe nga tifozët e të dyja ekipeve dhe Peja e Prishtina dënohen me nga 100 euro. Peja e Prishtina gjithashtu janë dënuar me një ndeshje pa shikues. Takimi është regjistruar me rezultat zyrtar 20:0. /SportPlus/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën

CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën

Përfaqësuesja e Kosovës
Man City do të tentojë transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Man City do të tentojë transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Premier League
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Michael Owen shpërfilli Ronaldon dhe Gerrardin kur emëroi 'lojtarin më të mirë' me të cilin ka luajtur

Michael Owen shpërfilli Ronaldon dhe Gerrardin kur emëroi 'lojtarin më të mirë' me të cilin ka luajtur

Ndërkombëtare
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Mediat italiane kritikojnë pesë yjet e Milanit pas humbjes zhgënjyese ndaj Feyenoordit

Mediat italiane kritikojnë pesë yjet e Milanit pas humbjes zhgënjyese ndaj Feyenoordit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori